Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Faqja me pronësi të dyshimtë pretendon rrejshëm se ka organizuar trajnim për menaxhim të riskut dhe raportit me klientë

FATBARDH DEMA

Faqja “Kredi personale” në Facebook ka publikuar sot (8 korrik) një postim me pretendim të rremë se ka organizuar trajnim për “menaxhim të riskut dhe raportit me klientë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky trajnim është organizuar nga institucioni mikro-financiar Kreditimi Rural i Kosovës (KRK).

Kjo faqe është munduar që këtë trajnim ta paraqesë si organizim të sajin.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid0UtN8cLCsUwTtBkRhKpJvF58a1wYmYzoXHd6LHW9BAFiQwLepnHotF5hnC4HUMPNRl


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se ky trajnim është mbajtur nga KRK, i cili është postuar në Facebook në faqen zyrtare të këtij institucioni me datë 5 korrik. (shih këtu)


Tjetër fakt shtesë që e bën më të dyshimtë këtë faqe në Facebook, është se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale” nuk ka të dhëna të mjaftueshme që dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën.

Në seksionin “about” paraqitet një adresë në Paris në të cilën, krijuesi i kësaj faqe pretendon se gjendet selia e kësaj veprimtarie të dyshimtë, dhe vendet në të cilat supozohet që operon si Tirana, Munihu dhe Prishtina. (shih këtu)

Kjo faqe përveç këtij trajnimi që është munduar ta paraqesë si organizim të sajin, më parë e njëjta është munduar t’i përvetësojë kampanjat e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur dhe vërtetuar se kjo faqe ka postuar disa fotografi të një trajnimi të organizuar nga institucioni financiar Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), me pretendimin ta paraqesë si të sajin.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere