Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka paralajmërim për rritje të çmimeve

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news94times.com” ka publikuar dje (27 shtator) një artikull me titull “Sapo u dha lajmi papritur per qytetaret, Behuni gati se nga kjo dite do rriten cmimet edhe me shume”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje thuhet se në të dhënat e nxjerra nga data 21 deri 25 shtator nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, disa çmime të produkteve bazë kanë lëvizur (janë liruar dhe shtrenjtuar), e disa tjera kanë mbetur të njëjta.

Pra, nuk ka ndonjë paralajmërim për rritjen e çmimeve siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news94times.com”:

https://news94times.com/sapo-u-dha-lajmi-papritur-per-qytetaret-behuni-gati-se-nga-kjo-dite-do-rriten-cmimet-edhe-me-shume/?fbclid=IwAR29yO0UXLaRhbn-MvQvIb4KnTQ_8CQ-X1R8EuR9a3qANWM6GJ13ko0kBW4

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar kohë reale (26 shtator) në disa media online në Kosovë, të cilat kanë raportuar saktë për lëvizjen e çmimeve të artikujve bazë në pesë ditët e fundit në Kosovë (21-25 shtator). (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news94times.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me lëvizjen e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë nga data 21 deri 25 shtator.

Mirëpo, këtij artikulli i është vënë titull i rremë me pretendimin se është dhënë lajm i papritur për qytetarët për rritjen e çmimeve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere