Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kampanja për kredi e publikuar nga një faqe në Facebook, është e rreme

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook që mban emrin “Kredi personale” ka publikuar më datë 18 dhjetor një postim në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi personale deri në 35 mijë euro.

Por që pas verifikimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë.

Hibrid.info ka gjetur se postimi është marrë nga njoftimi i “Raiffeisen Bank”, dega në Kosovë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid0aubtrckxsFFBcNf7qL4YD4LENguMmjACLkmG4Jc1m8CJwyGsZXKZoYEwGZ5oipYZl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të aplikuar për kredi është mundësuar nga “Raiffeisen Bank”, dega në Kosovë, e cila me anë të këtij postimi të bërë më 10 maj 2022, kishte njoftuar për mundësi për kredi në këtë institucion. (shih këtu)

FOTOGRAFITË KRAHASUESE


Po ashtu gjë e cila e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin “about” të kësaj faqe në Facebook. Të dhënat e publikuara nuk  dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, e faqes “Kredi personale”. (shih këtu)

Lidhur me këto mashtrime në emër të “Raiffeisen Bank”, ka reaguar edhe vetë ky institucion financiar përmes SMS-ve, duke bërë thirrje që të dhënat bankare të ndahen vetëm me faqe të sigurta dhe zyrtare. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se kjo faqe ka përdorur kampanjë të një institucioni financiar në Kosovë, me pretendimin ta paraqesë si të sajën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere