Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se me 2 dhjetor do të ketë sulme në veri të Kosovës

HIBRID

Llogaria në TikTok “babajaga454” ka publikuar më 28 nëntor një video-material me mbishkrimin ku pretendohet se të shtunën (2 dhjetor) do të ketë sulme dhe shumë viktima në veri të Kosovës.

Megjithatë, hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka arritur të gjejë dëshmi që vërtetojnë pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “babajaga454”:

https://www.tiktok.com/@babajaga454/video/7306124323369012513

Hibrid.info ka kërkuar për ndonjë informacion në ueb-faqet e institucioneve të sigurisë në Kosovë (KFOR-i, Policia e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë), por që nga njoftimet e tyre publike nuk ka të dhëna që konfirmojnë publikimin e pretenduar nga llogaria në fjalë. (këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Përkundër hulumtimit të thellë përmes platformave digjitale (makina kërkimi, media sociale), hibrid.info nuk ka arritur të gjejë material të njëjtë apo të ngjashëm, të publikuar nga ndonjë burim kredibil. Pas kërkimit në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze përmes “Google”,  nuk është gjetur asnjë artikull i publikuar që ngrit një pretendim të tillë për sulm të mundshëm në veri të Kosovës gjatë ditëve në vijim, më saktësisht në datën 2 dhjetor. (këtu dhe këtu)


Ky video-material i publikuar nga kjo llogari aktualisht numëron mbi 50 mijë shikime, dhe bazuar në ndjeshmërinë e situatës në veri të Kosovës, mund të jetë me ndikim në audiencën shqip-folëse.


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi që të shtunën me 2 dhjetor do të ketë sulme në veri, është i paqëndrueshëm.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë nga faqet zyrtare për siguri të Kosovës si dhe  nga mediat online, në gjuhën angleze apo dhe atyre në shqip.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere