Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

AAK nuk merr vendim për Albena Reshitajn

HIBRID

Disa media online kanë publikuar një artikull me titull “Qëndroi në sallë kur u votua Vjosa Osmani si presidente, AAK merr vendim për Albena Reshitajn”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi në tekst nuk ka asnjë vendim që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr për Albena Reshitajn lidhur me vendimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa votohej Vjosa Osmani për Presidente.

Në këtë artikull është vetëm qëndrimi i Kryesisë së AAK-së, dega në Suharekë, e cila ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj për këtë veprim, duke thënë që “të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë e kësaj partie”.

Gjatë kërkimit nga hibrid.info përmes makinës së kërkimit “Google”, del që portali i parë që e ka publikuar artikullin me këtë titull është “botasot.info”, ndërsa disa portale tjera e kanë shpërndarë të njëjtin.

Pjesë nga teksti i publikuar në portalet si, botasot.info, gazetablic.com, albanews.org dhe kosovapost.net:

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se konstatuan që të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj. Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen përArdhmerinë e Kosovës. Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto media online:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1570799/qendroi-ne-salle-kur-u-votua-vjosa-osmani-si-presidente-aak-merr-vendim-per-albena-reshitajn/

http://gazetablic.com/qendroi-ne-salle-kur-u-votua-vjosa-osmani-si-presidente-aak-merr-vendim-per-albena-reshitajn-2/

https://www.kosova-sot.info/lajme/540887/aak-merr-vendimin-per-albena-reshitaj/

https://kosovapost.net/qendroi-ne-salle-kur-u-votua-vjosa-osmani-si-presidente-aak-merr-vendim-per-albena-reshitajn/

Më poshtë mund të gjeni vegëzën me statusin e shkruar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj lidhur me mbështetjen e degës së AAK-së në këtë qytet për qëndrimin e deputetes së tyre, Albena Reshitaj.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/748891305796781


Analiza:

Këto portale kanë marrë një status të shkruar në Facebook nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së, ku ka njoftuar se dega e kësaj partie në këtë qytet e ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj, lidhur me qëndrimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa votohej Vjosa Osmani për Presidente.

Këtij shkrimi i është vënë titull i ndryshuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst, pasi nuk ka asnjë vendim të marrë nga AAK për qëndrimin e Reshitajt, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere