Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës me çmim të ulët

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” me titull “Urgjentë: Shitet Mercedes E Classe, Çmimi 2450 euro – Ika per Gjermani…”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se ky artikull është i sajuar, pasi i njëjti duket se është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale.

Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografitë e kësaj veture në një uebfaqe me emrin “Drive2.com” të publikuara para dy vitesh nga një përdorues me emrin “patron179”, ndërsa vetura mban tabelat e shtetit të Bjellorusisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/08/31/urgjente-shitet-mercedes-e-classe-cmimi-2450-euro-ika-per-gjermani/?fbclid=IwAR3bF3Q6Un1RwRjO0NFIVt9DsTw-a6NBUyBbsUp5Jm0QIqlF0ydPWDZoSvU

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Në përmbajtje të artikullit pretendohet se vetura ka motor dizel 3.0, ndërsa në përshkrimin e saj në uebfaqen “Drive2.com” thuhet se kjo veturë ka motor dizel 2.2.

Pra, përshkrimi i makinës nga portali i dyshimtë është i sajuar, ndërsa fotografia e kësaj veture është publikuar me synimin e mashtrimit të lexuesve.

Fotografitë dhe përshkrimin e kësaj veture të publikuar në portalin “Drive2.com” mund ta gjeni këtu.


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se kjo veturë mban tabela të shtetit të Bjellorusisë, hibrid.info ka arritur të vërtetojë këtë pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar fotografinë e një veture të markës Mercedes-Benz, duke pretenduar se ajo është në shitje për një çmim 2450 euro.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografitë e kësaj veture janë publikuar para dy vitesh në një uebfaqe me emrin “Drive2.com”, ndërsa vetura mban tabela të shtetit të Bjellorusisë.

Ky portal i dyshimtë ka përdorur fotografinë e kësaj makine, duke pretenduar se ajo është në shitje për një çmim të ulët, me synimin për të mashtruar lexuesit duke i shtyrë që të klikojnë në artikull.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere