Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Opinioni i analistit serb për Bondsteelin paraqitet si fakt i kryer

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një titulli është pretenduar se ushtria amerikane ka menduar qe një kohë të gjatë që të largohet nga Kosova.

“Bondsteel, amerikanët kanë menduar të largohen nga Kosova për një kohë të gjatë”, mban titullin artikulli i publikuar të premten (7 shkurt) nga portali në gjuhën shqipe “ntv.al”.

E vërteta?

Përderisa titulli e paraqet si fakt të kryer çështjen që “amerikanët kanë menduar të largohen nga Kosova për një kohë të gjatë”, në bazë të artikullit sqarohet se bëhet fjalë për një opinion të një analisti ushtarak serb.

Analisti ushtarak Aleksandër Radiç deklaroi se SHBA-ja ka kohë që po shqyrton mundësinë e tërheqjes së forcave të saj nga KFOR-i dhe përfshirja më e madhe e Turqisë duhet të interpretohet si dëshirë që Kosova të bëhet një pikë strategjike në Ballkanin Perëndimor”, shkruan në hyrje të artikullit.

Hibrid.info ka verifikuar deklaratën e thënë nga Radiq dhe ka gjetur se deklarata e tij, e publikuar në “ntv.al” është marrë nga portali në gjuhën serbe “kosovo-online.com”. Artikulli në këtë portal është publikuar më 4 shkurt me titull “Radiq: Rrëfimi i Bondsteelit – një mit kombëtar serb, amerikanët kanë menduar qe një kohë të gjatë për largim nga Kosova”.

Artikulli i “ntv.al” përdor fotografi të disa ushtarëve.


Kampi Bondsteel është selia operative e misionit KFOR në Kosovë. Ndodhet afër Ferizajt. Kryesohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (shih këtu)


Analiza:

Nëpërmjet një titulli të publikuar nga “ntv.al” është pretenduar se ushtria amerikane qe një kohë të gjatë e ka menduar largimin nga Kosova.

Por përderisa titulli e paraqet si fakt të kryer pretendimin, artikulli sqaron se bëhet fjalë për deklaratë të një analisti ushtarak serb.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë titull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere