Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Rama nuk është shprehur se do të jetë në stadium në përkrahje të Serbisë përballë Anglisë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh ku shfaqen pranë njëri tjetrit kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me mbishkrimin që pretendon se të dy janë deklaruar se do jenë në stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë.

Fotografia me këtë mbishkrim është publikuar me 16 qershor në Facebook nga llogaria me emrin “Lule Gjeli”.

Por si qëndron e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se një deklaratë e tillë, ka ardhur nga Abazoviq, por jo edhe nga kryeministri Rama.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Lule Gjeli” në Facebook:

https://archive.is/1dsFb


Deri në momentin e trajtimit, postimi ka marrë 66 komente, shumica nga të cilat lënë të nënkuptojnë se pretendimi mund të merret i mirëqenë nga lexuesit. (shih këtu)


Çka deklaruan Dritan Abazoviç e Edi Rama?

Mediat në gjuhën shqipe publikuan raportime të një deklarate të ish-kryeministrit malazez, ku ky i fundit u shpreh se do të jetë në stadium në Gelsenkirchen, për të mbështetur Serbinë në ndeshjen përballë Anglisë, në Euro 2024 (shih këtu, këtu dhe këtu).

Deklarata e Abazoviç erdhi pas një prononcimi për televizionin publik serb pas ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë (shih këtu).

Ndërkaq në deklarimet publike të kryeministrit Edi Rama, hibrid.info nuk ka gjetur qëndrim që përputhet me atë që pretendohet në publikimin e trajtuar (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se Rama e Abazoviç kanë deklaruar se do të jenë në stadium për ta mbështetur Serbinë kundër Anglisë, është gjysmë i vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se deklarata ka ardhur vetëm nga Abazoviçi e jo nga Rama.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere