[email protected]
Nuk argumentohet se personat në imazh janë Kurti dhe Bllaca
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta NewBorn” ka publikuar më 8 tetor një video në të cilën paraqiten imazhe të qytetit të Prishtinës, të filmuara në vitin 1997.

Në këtë video të gjatë 30 minuta, ndër të tjera, paraqiten xhirime edhe brenda një kafiterie në ambientin e të cilës pretendohet pa fakte mbështetëse se, në mesin e shumë personave, gjendej edhe Albin Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Në përshkrimin që kjo faqe i ka bërë video-përmbajtjes së këtij materiali thuhet se koha kur është bërë ky filmim ishte periudha kur kishte nisur lufta në Kosovë.

“Në vitin 1997, kur kishte nisur lufta në Kosovë, Albin Kurti shihet në një video duke u argëtuar në një klub nate në Prishtinë”, shkruan në përshkrimin e videos.


Vegëza e videos së postuar nga faqja “Gazeta NewBorn” në Facebook:

https://www.facebook.com/watch/?v=632892841611352


Nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info, kuptohet se pretendimi i bërë nga kjo faqe nuk qëndron. Mospërputhja e pretendimit kuptohet menjëherë pas krahasimit të periudhave të publikimit të video-përmbajtjes me atë të fillimit të luftës në Kosovë. Lufta në Kosovë, bazuar në raportet ndërkombëtare, zyrtarisht konsiderohet të ketë filluar nga data 28 shkurt 1998, atëkohë kur forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe kishin nisur sulmet në dy fshatrat Qirez dhe Likoshan, ndërsa më 5 mars kishin vrarë 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. (shih këtu raportin e Human Rights Watch në faqen 40)


Në raportin tjetër në gjuhën angleze të publikuar nga “Reliefweb.int”, shkruan:

“Vendimi për përjashtimin e çështjes së Kosovës nga negociatat e Dejtonit, dhe mungesa e rezultateve të arritura nga strategjia e mosdhunës, bëri që shumë shqiptarë të Kosovës të arrinin në përfundimin se dhuna ishte mënyra e vetme për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Në këtë periudhë u shfaqën për herë të parë grupet e UÇK-së. Deri në fund të vitit 1997, ata ishin grupe të vogla rezistence që ndiqnin goditjet dhe vrapimin, luftën guerile të nivelit të ulët, duke shpresuar për ndërhyrje ndërkombëtare. Përgjigja serbe ndaj sulmeve fillestare të UÇK-së ishte, siç pritej, brutale dhe ishte gjithashtu e drejtuar kundër civilëve. Masakra serbe e 58 personave në Prekaz në shkurt të vitit 1998 u bë pikë kthese. Lufta e brendshme u përshkallëzua. Përgjigja serbe ndaj sulmeve fillestare të UÇK-së ishte, siç pritej, brutale dhe ishte gjithashtu e drejtuar kundër civilëve. Masakra serbe e 58 personave në Prekazi në shkurt të vitit 1998 u bë pikë kthese. Lufta e brendshme u përshkallëzua. Përgjigja serbe ndaj sulmeve fillestare të UÇK-së ishte, siç pritej, brutale dhe ishte gjithashtu e drejtuar kundër civilëve. Masakra serbe e 58 personave në Prekazi në shkurt të vitit 1998 u bë pikë kthese. Lufta e brendshme u përshkallëzua”, thuhet ndër të tjerash në raportin e publikuar nga “Reliefëeb.int”, të përkthyer në gjuhën shqipe. (shih këtu)


Një faqe tjetër në Facebook e quajtur “Gazeta Prishtina” ka publikuar një imazh të nxjerrë nga kjo video ku pretendohet se është Albin Kurti, ndërsa i ka shtuar edhe pretendimin tjetër se afër tij gjendet Nazim Bllaca, i akuzuar për përfshirje në aktivitete kriminale pas periudhës së luftës në Kosovë. (shih këtu)

Faqja “Gazeta Prishtina” në përshkrimin e kësaj fotografie shkruan:

“Çfare po kerkon Nazim Bllaca afer Albin Kurtit?

Ne nje video qe eshte shperndare ne rrjete sociale gjate vitit 1997 ne nje klub nate ne Prishtine afere ABC, shihet qe eshte edhe Albin Kurti. Por çka nuk eshte verejtur, aty shihet edhe Nazim Bllaca prane Albin Kurtit.

Te vertetohet video dhe nese eshte Nazim Bllaca, atehere Albin Kurti duhet te merret ne pyetje çfare e ka lidh ate me nje agjent te UDB-se ne ate kohe”.


Postimet e bëra nga këto dy faqe në Facebook, pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të kuptojë se bazohen vetëm në imazhet e shkëputura nga një video e publikuar më 2 tetor 2021 nga një kanal në YouTube që mbanë emrin “Serbian Mapper” (shih këtu).

Në video shfaqet imazhe të Prishtinës në vitin 1997 më 23 shkurt dhe 11 mars.


Në këtë video të gjatë afro 30 minuta, përveç ambientit brenda kësaj kafiterie, paraqiten edhe imazhe tjera të Prishtinës së asaj kohe.

Duke u fokusuar tutje postimin dhe përmbajtjen vërehet se, përveç këtyre imazheve jo mirë të qarta, autorët e këtyre postimeve nuk kanë dhënë ndonjë fakt mbështetës që e argumentojnë pretendimin e bërë.

Nga ajo që paraqitet në video, edhe pas disa përpjekje për identifikim përmes aplikacioneve të bazuar në Inteligjencë Artificiale, hibrid.info nuk ka arritur që me saktësi të vërtetoj identitetin e personave, për të cilët pretendohet se janë Kurti dhe Bllaca.


Analiza:

Faqja “Gazeta NewBorn” në Facebook ka publikuar një postim me imazhe të një video e vitit 1997 në një ambient të një kafiterie në Prishtinë, në kuadër të së cilës pretendohet të jenë Albin Kurti dhe Nazim Bllaca.

Në përshkrimin e kësaj video thuhet se Kurti po argëtohej në kafiteri gjatë vitit 1997 në kohën kur, siç pretendohet, kishte nisur lufta në Kosovë.

Faqja tjetër në Facebook ka ngritur një pretendim tjetër lidhur me këtë imazh, ku thotë se Kurti në këtë kafiteri kishte qenë së bashku me Nazim Bllacën.

Dy pretendimet e bëra nga këto faqe rezultojnë të jenë të pasakta. Në bazë të kontrollit të fakteve, hibrid.info konstaton se sikurse pretendimi se në imazh duken Kurti dhe Bllaca ashtu edhe për periudhën e luftës në Kosovë, janë të pa mbështetura në fakte.

Në imazhe të paraqitura, autori i ka të vështirë identifikimin e personave për të cilët pretendojnë. Gjithashtu edhe pretendimi për periudhën e luftës është i pasaktë pasi që, sipas raporteve ndërkombëtare, lufta zyrtarisht konsiderohet të ketë filluar në fund të shkurtit 1998 dhe jo 1997 siç thuhet në mbishkrim.

Duke mos arritur t’i verifikojnë pretendimet e bëra, hibrid.info i ka vlerësuar ato si “Përmbajtje të pa verifikuara”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others