Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Abdixhiku nuk ka pretenduar se liberalizimi i vizave është meritë e LDK-së

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh që shfaq Lumir Abdixhikun, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me pretendimin se ka premtuar se do ta anëtarësojnë Kosovën në NATO e BE, ashtu siç e patën realizuar liberalizimin e vizave.

Përmbajtja është publikuar me 3 nëntor në Facebook, nga një llogari me emrin “Muharrem Tashevci”.

Gjetjet pas trajtimit

Hibrid.info ka gjetur se deklarata e Abdixhikut është e vërtetë, përveç pjesës së liberalizimit të vizave, të cilin ai nuk e ka përmendur në rastin konkret.


Hibrid.info duke verifikuar këtë imazh, ka vërejtur se pamja tregon një artikull të publikuar në mediumin me përmbajtje në gjuhën shqipe, “gazetablic.com”.

Duke hulumtuar në ueb-faqen e këtij mediumi, hibrid.info ka gjetur artikullin në fjalë, të titulluar “Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE”, çka tregon se ndryshe nga përmbajtja e trajtuar, në titullin e këtij teksti mungon pjesa e fjalisë “ashtu siç e patëm realizuar liberalizimin e vizave”. (shih fotografinë më poshtë)


Përveç se në titull, edhe në bazë të asaj që tregohet në brendësi të këtij teksti, hibrid.info ka vërejtur se Abdixhiku nuk e ka përmendur liberalizimin e vizave, si premtim të realizuar nga subjekti të cilin ai e udhëheq.

Çka do të thotë se në këtë imazh mund të jetë ndërhyrë, për t’i dhënë kuptim shtesë kuptim shtesë dhe të paqenë deklaratës së Abdixhikut.

Në bazë të asaj që shkruhet në artikull, lideri i LDK-së, këto fjalë i kishte thënë në kuvendin e 11-të zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK), ku ai kishte marrë pjesë.

Hibrid.info ka hulumtuar edhe për artikuj tjerë të publikuar nga mediat tjera në gjuhën shqipe, ku është raportuar për këtë ngjarje, me anë të së cilave, është vërtetuar se Abdixhiku në fjalën e tij në këtë pjesëmarrje, nuk ka pretenduar se liberalizimi i vizave është meritë e LDK-së (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka premtuar se ashtu siç e patën realizuar liberalizimin e vizave, do ta anëtarësojnë Kosovën në NATO e BE, gjysmë i vërtetë.

Ndonëse Abdixhiku ka premtuar anëtarësimin në organizatat euro-atlantike, ai në këtë deklaratë nuk ka pretenduar të marrë merita për liberalizimin e vizave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere