Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin Të fundit | Narrativa të kundërta në media sociale lidhur me protestën Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, është e sajuar

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Deklarata në fjalë është e sajuar.

“Disa në Kosovë nuk e kanë problem që të dënohet UÇK-ja dhe të kriminalizohet pavarësia, vetëm që të mbahet në burg Thaçi. Këto inate kanë kaluar në çmenduri politike. Ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së sot, do t’i mallkojë historia nesër.”

Kështu po pretendohet se ka deklaruar Ëilliam Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, sipas një postimi të publikuar të hënën (5 tetor), në Facebook nga llogaria me emrin “Adrian Nncuq”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Deklarata në fjalë është e sajuar.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka marrë mbi 1 mijë e 700 reagim dhe mbi 370 shpërndarje.


Hibrid.info fillimisht hulumtoi origjinën e imazhit të përdorur, përmes “Google Lens”. Rezultatet shfaqën imazhe me deklarime të ish-ambasadorit Walker, në mesin e të cilave pati edhe të tilla për vendimin e Hagës (shih këtu).

Por, asnjëri nga to nuk përputhej me atë që pretendohej në imazhin e trajtuar. Madje nga një artikull, i shfaqur pas këtij kerkimi, e që është publikuar në portalin e televizionit “Klan”, u mësua së fotografia e përdorur për paraqitjen e pretendimit, është shkëputur nga një intervistë e Walker në emisionin “Opinion” (shih këtu).


Më pas hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit “Google’, duke kërkuar drejtpërdrejt deklaratën e pretenduar dhe për deklarime të Walker (shih këtu dhe këtu).

Kërkimi për deklarimin e drejtpërdrejtë, nuk shfaqi burime që konfirmojnë se Walker ka bërë deklarimin e pretenduar, ndërsa në kërkimin për deklarime të tij, u gjetën artikuj që raportonin se ish-ambasadori kishte reaguar kundër gjykimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe kishte shprehu besim e simpati për luftën e UÇK-së.


Edhe kërkimi në Youtube, ka shfaqur disa intervista të kohëve të fundit të Ëalker, për mediat në gjuhën shqipe.   Aty vërehet se Walker ka komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, por aty nuk janë gjetur deklarime të Walkerit lidhur me ndarjen e opinionit publik në Kosovë, siç pretendohet në përmbajtjen e publikuar. (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi se William Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, ka deklaruar se “disa në Kosovë nuk e kanë problem që të dënohet UÇK-ja dhe të kriminalizohet pavarësia, vetëm që të mbahet në burg Thaçi”, është i sajuar.

Gjatë kërkimit për origjinën e imazhit përmes “Google Lens”, u gjet se fotografia e përdorur është shkëputur nga një intervistë e Walkerit në emisionin “Opinion”, por deklarata e pretenduar nuk është pjesë e saj.

Po ashtu, kërkimi i drejtpërdrejtë i deklaratës nuk ka gjetur burime kredibile që konfirmojnë se Walker e ka bërë këtë deklarim. Edhe në intervistat e tij të fundit nuk është gjetur një deklaratë e tillë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere