[email protected]
Aksioni kundër barnave të kontrabanduara në veri interpretohet pa fakte si “veprim antiserb”
shape
shape
shape

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe subjekti politik, Lista Serbe (Lista Srpska), kanë publikuar komunikatë lidhur me aksionin e Doganës dhe Policisë kundër barnave të kontrabanduara në veri.

Për rastin në fjalë, këto dy institucione e kanë kundërshtuar këtë aksion duke e cilësuar si “veprim antiserb”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se aksioni është zhvilluar me dyshimet për kontrabandë me barna dhe produkte mjekësore.


Vegëza e komunikatave të publikuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë  dhe Lista Serbe:

https://kim.gov.rs/v5481.php?fbclid=IwAR3Gghrl8kEOBJvTywQHgVXdYxBHuvpWdHjUD6UslhuQtluoPu3mdKDhIUU

https://www.facebook.com/srpskalista.net/posts/pfbid0AT1N3Bdvpc9ycNHh7y372Rh1S7SFTq42woAht45kidtZbs54DfPCrZwbnzD3zmFTl


Pjesë nga komunikatat e publikuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë  dhe Lista Serbe, të përkthyera në shqip:

Pasi shkaktoi një fatkeqësi humanitare duke shfuqizuar transaksionet e pagesave të dinarit dhe dinarit në Kosovë, Kurti tani dëshiron t’i lërë popullin tonë në veri të Kosovës pa ilaçet e nevojshme dhe në këtë mënyrë t’i krijojë kushte të padurueshme jetese për popullin tonë, gjë që e bëri dy vitet e kaluara, në pengesën e spitaleve tona për t’u furnizuar me ilaçe. (Zyra)

I inkurajuar nga pasiviteti i bashkësisë ndërkombëtare lidhur me heqjen e dinarit dhe ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë e Metohi, regjimi antiserb nga Prishtina, i udhëhequr nga Albin Kurti, sot urdhëroi pushtimin e barnatoreve serbe në në veri të Kosovës. Pasi që në periudhën paraprake qytetarëve tanë ua ka marrë ushqime, produkte higjienike, rroga, pensione, beneficione sociale, sot ka marrë edhe barna të cilat i kanë plotësuar të gjitha kushtet për shkaktimin e një fatkeqësie humanitare në zonat serbe në Kosovë përballë. nga sytë e gjithë botës. (Lista Serbe)


Ky zhvillim ka zënë vend edhe në mediat në gjuhën serbe, të cilat e interpretojnë aksionin e Doganës dhe Policisë si “vazhdim i maltretimit nga Policia e Kurtit”. (këtu, këtu)


Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe pretendojnë pa bazë së aksioni i Doganës kundër barnave të kontrabanduara në veri po bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të pa përballueshme për serbët në Kosovë.

Në fakt, Dogana dhe Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në disa barnatore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, lidhur me dyshimet për kontrabandë me barna dhe produkte mjekësore, informacion ky i pranuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Nga Dogana e Kosovës thanë për media se në dy barnatore në Zveçan dhe Zubin Potok është zbuluar një sasi “e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara në Kosovë”. (këtu)

Edhe Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për media se kontrolli është kryer nën dyshimin për kontrabandë të produkteve mjekësore, duke shtuar se Dogana ka kërkuar ndihmën e policisë për të kontrolluar funksionimin e barnatoreve. (këtu, këtu)

Në media është bërë e ditur se në vendngjarje kanë dalë edhe pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). (këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe cilësuan pa fakte si “veprim antiserb”, kontrollin e barnatoreve në veri nga ana e Doganës dhe Policisë së Kosovës.

Ky aksion u krye nën dyshimin për kontrabandë të produkteve mjekësore, ku edhe janë gjetur sasi e produkteve të kontrabanduara.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Listës Serbe, e vlerëson si “teori konspirative”.


Vlerësimi/Përkufizimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others