[email protected]
Lajm i vjetër me titull të sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull që pretendon se ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është publikuar një dokument nga i cili ai rrezikon të dënohet me burg minimum 40 vjet.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen e tekstit.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 8 tetor të vitit 2020, duke cituar analistin politik, Faton Mehmeti, i cili kishte pretenduar se “Thaçi do të arrestohet në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër, nuk besoj se do të kthehet në Kosovë. I leverdis edhe Gjykatës Speciale të arrestojë Thaçin jo në Kosovë, për të shmangur ndonjë incident”.

Pra, në përmbajtje nuk përmendet në asnjë rast ajo që pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Nëse ky dokument është i vërtetë Hshim Thaçi 40 vite B U R G minimum

Gjatë ditës së sotme në media është raportuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë në SHBA, lajm ky që ende nuk është konfirmuar nga presidenca.

E duke e komentuar këtë lajm analisti politik Faton Mehmeti ka shkruar se Thaçi do të arrestohet në SHBA. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/24/nese-ky-dokument-eshte-i-vertete-hshim-thaci-40-vite-b-u-r-g-minimum/?fbclid=IwAR2v1vdICrCjaeTh-TWEwvPa0CINfSSGXDD9DZJbzwhB5szCLudCri7QP8A

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “botasot.info”:https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1394769/hashim-thaci-do-te-arrestohet-ne-shba-nuk-kthehet-me-ne-kosove/


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others