Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Zakharova nuk ka thënë se “Rusia është e gatshme të dërgojë tanke në Kosovë”

HIBRID

Disa profil në mediat sociale Twitter dhe Facebook kanë publikuar një deklaratë me pretendim të rremë se zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se “Rusia është e gatshme të dërgojë tanke në Kosovë dhe ta zgjidhë situatën për tre ditë”.

Verifikimi se kjo deklaratë është e rremë është bërë nga platforma për kontroll të fakteve nga Mali i Zi “Raskinkavanje.me”.

Trajtimin për pavërtetësinë e këtij postimi, kolegët nga Mali i Zi e argumentojnë pas kërkimit në njoftimet e publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Rusisë, të cilat i referohen situatës në Kosovë, si dhe në burime të tjera ku për rëndësinë e kësaj deklarate duhej të publikohej, e që e njëjta nuk është gjetur e publikuar askund. (shih këtu)


Njëra nga llogaritë tashmë duket se e ka fshirë postimin në Twitter (shih këtu), por ajo gjendet në disa llogari tjera në median sociale Facebook. (shih këtu dhe këtu)


Postimi i publikuar nga llogaritë e lartcekura, i përkthyer në shqip:

Marija Zakharova: “Rusia është e gatshme të dërgojë tanke në Kosovë dhe ta zgjidhë situatën për tre ditë, por fillimisht shteti i Serbisë duhet ta kërkojë”, thuhet në postimet e publikuara nga llogaritë e lartcekura në Facebook dhe Twitter.


Deklarata e fundit zyrtare e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë u publikua më 16 maj, kur Zakharova shprehu hapur një qëndrim negativ ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe tha se nuk kanë ndërmend të kontribuojnë për stabilizimin e situatës në Kosovë. (shih këtu)

Në një komunikatë të publikuar më 30 maj në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Zaharova tha se zgjidhja do të ishte përmbushja e obligimeve të përcaktuara në Marrëveshjen e Brukselit, të cilat paraprakisht ishin nënshkruar nga Prishtina zyrtare dhe Beogradi. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga “Raskrinkavanje.me” është vërtetuar se Zakharova së fundmi ka komentuar situatën në Kosovë, por nuk ka asnjë dëshmi se ajo ka thënë se “Rusia është e gatshme të dërgojë tanke në Kosovë”, siç pretendohet përmes disa llogarive në Facebook dhe Twitter. Këto postime janë vlerësuar si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere