[email protected]
Mjeku anglez nuk thotë se “jeta normale nuk do të kthehet”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Mjeku anglez jep lajmin e tmerr shem. Mos mbani shpresa jeta normale nuk do të kthehet”.

Ky artikull përmban titull të rremë, që nuk përputhet aspak me përmbajtjen. Pasi që mjeku nga Britania e Madhe, Robin Shattock paralajmëron se gjërat në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kthehen në normalitet, të paktën deri në verën e 2021, e jo siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Mjeku anglez jep lajmin e tmerr shem. Mos mbani shpresa jeta normale nuk do të kthehet

Profesor Robin Shattock, një shkencëtar i cili po udhëheq një nga betejat britanike kundër COVID, paralajmëron se “gjërat në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kthehen në normalitet”, të paktën deri në verën e 2021.

Me jetesë normale, profesori nënkupton jetën pa masa kufizuese, bllokim, distancë dhe maska. Shattock, i cili po punon në Imperial College të Londrës, ka shprehur shpresë se e gjithë bota do të fillojë përdorimin e vaksinës në fillim të vitit të ardhshëm.

“Unë pres që popullatat e prekshme të vaksinohen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe, nëse kemi një verë si kjo – me infeksione të reja në rënie – do të jetë një kohë kur jeta ngadalë do të fillojë të kthehet në normalitet”, tha ai për The Independent, transmeton Lajmi.net.

Profesori shpjegoi “hapat e parë” për të dalë nga pandemia, e cila varet nga vaksinimi i grupeve të rrezikut në popullatë, përfshirë stafet shëndetësore dhe të moshuarit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/12/16/mjeku-anglez-jep-lajmin-e-tmerr-shem-mos-mbani-shpresa-jeta-normale-nuk-do-te-kthehet/?fbclid=IwAR3j_8S6OZFigJ-aoARhxc9XoSvtBCnaqUH-5013sXrgWaKJu2FMlbzDm60

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit origjinal të publikuar në portalin online “Lajmi.net”:

https://lajmi.net/mjeku-anglez-tregon-kur-do-te-kthehet-jeta-normale/

Analiza:

Artikulli i “specialja.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet tekstit. Me vendosjen e këtyre titujve të rremë, dezinformohet publiku dhe përmes klikimeve të marra nga rrjetet sociale, këto portale të dyshimtë përfitojnë materialisht. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others