Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Albin Kurti nuk e “prodhoi debatin për shaminë”

HIBRID

Portali informativ “Periskopi.com” dje (12 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Java e debatit të nxehtë për shaminë – A e prodhoi Kurti me qëllim?”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban fotografi jo adekuate dhe titull keqinformues. Kjo për faktin se në artikull shpjegohet iniciativa e bërë përmes rrjetit social Facebook për ndryshimin e udhëzuesit administrativ për lejimin e shamive në shkolla është marrë nga qytetari Liridon Kurti.

Përveç që në titull nuk tregohet se për cilin person me mbiemrin “Kurti” bëhet fjalë. Gjithashtu, në fotografinë e këtij artikulli shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe silueta e dy grave të mbuluara me shami, që lë të kuptohet se kjo iniciativë është marrë nga i pari i Qeverisë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “Periskopi.com”:

Java e debatit të nxehtë për shaminë – A e prodhoi Kurti me qëllim?

Që nga viti 2014 ekziston një Udhëzim Administrativ i Ministrisë së Arsimit, Neni 3, pika 1.13 që ndalon bartjen e shamisë në shkolla, që si i tillë ishte nënshkruar nga ministri i atëhershëm i këtij digasteri, Enver Hoxhaj.

Është ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurit, juristi Durim Berisha që duke riaktualizuar këtë,  i ka drejtuar MASHT’it një kërkesë për anulim të nenit kontestues të U.D në fjalë. E krahas kësaj kërkese, në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë me fotografi me hashtag #ndryshojeni_ua_per_shaminë. Organizatori i saj,  Liridon Kurti tha se kanë marrë mbështetje të madhe, ndërkohë, sipas tij, nëse brenda 45 ditësh ministria nuk e trajton kërkesën, ata do të ngrisin padi.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Periskopi.com”:


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se kjo iniciativë është marrë nga qytetari Liridon Kurti (2 gusht), hibrid.info ka gjetur llogarinë e tij zyrtare në Facebook. (shih këtu)

Në bazë të hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se një ditë para se Liridon Kurti të marrë këtë iniciativë në Facebook, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurit, Durim Berisha më 1 gusht i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) me një kërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzuesit Administrativ në fjalë. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një artikull lidhur me iniciativën për ndryshimin e Udhëzuesit Administrativ për lejimin e shamive në shkolla të marrë nga qytetari Liridon Kurti.

Por, në titull ka ngritur pyetjen se a e prodhoi Kurti debatin për shaminë, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit.

Përveç në titull, edhe në imazhin e përdorur në këtë artikull, gjendet fotografia e Albin Kurtit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere