Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ambasadori palestinez nuk ka deklaruar ashtu siç pretendohet

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “news24free.com” ka publikuar një artikull me titull “Ambasadori Palestinez: Palestina do ta ndihmojë Sërbin për “Zhdukjen’ e shqipëtarëve”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është komplet i sajuar dhe i njëjti nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen në tekst.

Hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal, i cili është publikuar në shkurt të vitit 2021 dhe ka të bëjë me një deklaratë të ambasadorit palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, i cili atëkohë kishte thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli paraqet shkelje, duke kërcënuar me masa ndëshkuese nga shtetet arabe.

Pra, në asnjë rast ambasadori palestinez në Serbi nuk ka thënë se shteti i tij do ta ndihmojë shtetin serb për zhdukjen e shqiptarëve, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “neëw24free.com”:

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se një takim i ministrave të Jashtëm Arabë u mbajt të hënën në Kajro, ku një nga temat ishte edhe njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës si dhe vendimi i Prishtinës për të hapur ambasadë në Jerusalem.

Nabhan ka thënë se ky akt i Kosovës është shkelje, ndërsa shtoi se vendet islamike do të marrin masa ndaj Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “news24free.com”:

https://news24free.com/2021/07/14/ambasadori-palestinez-palestina-do-ta-ndihmoje-serbin-per-zhdukjen-e-shqipetareve/?fbclid=IwAR2Wwi3T6MhureIjOGwkBfW2U1DUPbBBSMYELn5p3kmHRy-cuNz7Zvs8RGA

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (10 shkurt 2021) nga disa media online në Kosovë.

https://ekonomiaonline.com/politike/ambasadori-palestinez-ne-serbi-ministrat-e-jashtem-arabe-do-te-marrim-masa-ndaj-kosoves/?fbclid=IwAR0MgwF09GS-qD2UHhHHVt1zM49ODT5-nAkqleBFrzB3H1liXo7cM8fbcxs

Analiza:

Portali i dyshimtë “neës24free.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilit i ka vënë titull të rremë, si dhe është munduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere