Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet periudha kohore e publikimit të fotografisë

HIBRID

Portali “reporteri.net” dhe “jepize.com”, sot më 7 prill kanë publikuar një artikull me titull “Para 3 javësh, virusi “nuk ekzistonte” për Arben Vitinë – shkonte në ndeja me sharkia”.

Në këtë artikull gjendet dy fotografi ku shihen ministri i Shëndetësië, Armend Vitia, dhe dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi dhe Leonora Shabani Bajraktari.

“Reporteri.net” ishte i pari portal që publikojë këtë lajm, saktësisht sot (7 prill) në ora 12 e 5 minuta, ndërsa portali “Jepize.com” e publikoi të njëjtën 5 minuta më vonë.

Megjithatë, këto portale kanë pretenduar se këto fotografi i takojnë një ndeje në mbajtur më 13 mars të këtij viti, por kjo nuk argumentohet në asnjë rast, duke mos paraqit asnjë fakt që e mbështet këtë pretendim.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalet “reporteri.net” dhe “jepize.com”:

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga sot të marrë masa të ashpra anti-Covid.

Në këto përfshihet mbyllja totale e kafeneve, ora policore si dhe ndalohet rreptësisht grumbullimet dhe organizimet e ndryshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Të gjitha këto masa erdhën si propozim dhe u lexuan në mbledhje të Qeverisë nga ministri Arben Vitia, i cili vetëm para 3 javësh nuk duket se besonte shumë në virus. Nga fotografitë që ka siguruar Reporteri, tash ministri Arben Vitia shihet në një ndej me sharkia, ku të grumbulluar shihen shumë persona. Kjo ndejë është mbajtur më 13 mars, pak më shumë se tri javë nga sot kur nisin masat e reja, dhe shihet se asnjë masë nuk është respektuar. Vitia dhe të tjerët, shihen pa maska e pa distancë, e madje të grumbulluar me persona që nuk janë familje e afërt. Në fotografi me Vitinë, shihen edhe dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi dhe Leonora Shabani Bajraktari.

Vegëza e artikullit të publikuar në “reporteri.net” dhe “jepize.com”:

https://reporteri.net/lajme/para-3-javesh-virusi-nuk-ekzistonte-per-arben-vitine-shkonte-ne-ndeja-me-sharkia/

Analiza:

Fotografitë që gjenden në këtë artikull autentik të publikuar nga “reporteri.net” dhe “jepize.com”, thuhet se i takojnë një ndeje që është mbajtur më 13 mars të këtij viti. Kjo mund të jetë e vërtetë, por përderisa nuk ka asnjë fakt që e mbështet këtë argument, atëherë ky artikull vlerësohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere