Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

SHBA nuk jep “superlajm për Kosovën”, siç pretendohet

HIBRID

Portali “veriu.info” ka publikuar një artikull me titull “SHBA jep një superlajm për Kosovën”.

Titulli i këtij artikulli, nga ajo që mund të konstatohet përmes kontrollit të fakteve, vërehet se nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit, pasi ky portal i është referuar një statusi në Twitter të këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt, i cili ka deklaruar se SHBA-të do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

Por, pavarësisht kësaj, Slavitt nuk e ka përmendur në asnjë rast shtetin e Kosovës, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.

“Veriu.info” i është referuar edhe një komenti të bërë te statusi i Slavitt nga veprimtari shqiptar në SHBA, Uk Lushi, pasi ky i fundit ka kërkuar nga ai 500 mijë doza për Kosovën.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “veriu.info”:

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt ka deklaruar se SHBA-të do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

“SHBA do të lëshojë 60 milionë doza Astra Zeneca për vendet e tjera pasi ato të jenë të disponueshme”, ka shkruar Slavitt në llogarinë personale në Tëitter.

“Amerika së shpejti lëshon 60 milionë vaksiona Astra Zeneca për vendet tjera! Thank you America! Ju lutem shkoni në Twitter dhe shkruani Andy Slavitt, përfaqësuesit të Presidentit për vaksina!”, shkroi Uk Lushi.

Vegëza e artikullit të publikuar në “veriu.info”:

https://veriu.info/shba-jep-nje-superlajm-per-kosoven/?fbclid=IwAR2Y_gkv37lyBIw6fzcvzqiI3uhRmc2CDSQSQ4YziwlzISq_vCyIjInpZf8

Më poshtë mund të gjeni statusin e Uk Lushit në Facebook, i cili postoi njoftimin e Slavitt për shpërndarjen e vaksinave, ku shihet edhe komenti i tij drejtuar Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë.

https://www.facebook.com/uklushi/posts/10221244995616869


Analiza:

Portali “veriu.info” ka përdorur një status të këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt, i cili kishte njoftuar për shpërndarjen e 60 milionë dozave të vaksinave anti-COV në botë. Këtij shkrimi ky portal i ka dhënë titull të sajuar, duke pretenduar se ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Por, Slavitt asnjëherë nuk ka përmendur emrin e shtetit të Kosovës, siç pretendohet në titull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky shkrim vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere