Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “Kryeministri Grek pajtohet që vendi i tij ta njeh Kosovën, ja deklarata”, i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri Grek pajtohet që vendi i tij ta njeh Kosovën, ja deklarata”.

Hibrid.info ka verikfikuar faktet, dhe ka vlerësuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar ndërsa lajmi i vjetër. Në përmbajtjen e këtij tektsi gjendet njoftimi për takimin e mbajtur më 7 maj të këtij viti, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis.

Pra, nuk bëhet fjalë për kryeministrin grek, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Gjithashtu, në këtë takim nuk është biseduar rreth njohjes së Kosovës nga Greqia, por kryetari i Athnës, Bakoyannis kishte deklaruar se shteti i tij do ta mbështesë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Teksti i artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis.Sipas komunikatës së Kryeministrisë, Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.

Ndërkaq, kryetari Bakoyannis përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “klikoshqip.com”:

https://klikoshqip.com/news/1300?fbclid=IwAR3Shn6X5XtiIRaeJkXt7zmHWB64hWmdFb93HHtD2rSuojtkb8HyM0BPlSs
https://klikoshqip.com/news/1300?fbclid=IwAR3Shn6X5XtiIRaeJkXt7zmHWB64hWmdFb93HHtD2rSuojtkb8HyM0BPlSs

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit të publikuar në kohë reale nga disa media online.

https://kallxo.com/lajm/kurti-pret-ne-takim-kryetarin-e-athines-greqia-perserit-mbeshtetjen-per-liberalizim-te-vizave/

Analiza:

Portali i dyshimtë “klikoshqip.com” ka publikuar një lajm të vjetër, rreth takimit të kryetarit të Athinës, Kostas Bakoyannis me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku është njoftuar se Greqia e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Por, këtij artikulli i është vënë qëllimshëm titull i rremë, duke pretenduar se kryeministri i Greqisë ka paralajmëruar se shteti grek do ta njehë Kosovën si shtet.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere