Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Arrestimet për dyshime për krime lufte paraqiten pa prova si ndëshkim ndaj serbëve pas zgjedhjeve

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

TEORI KONSPIRATIVE

ZKQS pretendon se arrestimet e serbëve janë politike pas zgjedhjeve, por autoritetet i lidhin me hetime për krime lufte.

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë (ZKQS) ka pretenduar se institucionet e Kosovës kanë arrestuar serbë jo për shkak të dyshimeve për krime lufte, por si pjesë e një fushate të motivuar politikisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të ushtruar presion ndaj komunitetit serb pas zgjedhjeve.

Reagimi nga kjo zyrë erdhi pas një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, ku u arrestuan pesë persona të nacionalitetit serb.

Çka nuk shkon me pretendimin e ZKQS-së?

Kjo zyrë në asnjë rast nuk ofron fakte apo dëshmi që mbështesin pretendimin se arrestimi i këtyre personave ka të bëjë me presion ndaj komunitetit serb pas zgjedhjeve të 7 qershorit.


FAKTET

Të dielën (14 qershor) Prokuroria Speciale në një konferencë për media, bëri të ditur se të arrestuarit janë të nacionalitetit serb dhe ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Aty u tha se katër prej tyre janë pensionistë, ndërsa njëri vazhdon të punojë në shërbimet postare në Serbi.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit është arrestuar në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në orët e para të mëngjesit, ndërsa katër të tjerët në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Gjatë kontrolleve, autoritetet thanë se kanë sekuestruar dokumente, uniforma, pajisje policore dhe materiale të tjera që konsiderohen relevante për hetimin (shih këtu artikullin e publikuar nga REL).


Përtej pretendimit nga ZKQS-ja për motive politike, narrativi e paraqet Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës si instrumente të kontrolluara nga pushteti politik dhe i lidh pa asnjë fakt këto arrestime me zgjedhjet, duke sugjeruar se ato po ndodhin si ndëshkim për “unitetin e popullit serb”.


Analiza

ZKQS-ja pretendoi se arrestimi i pesë serbëve të dyshuar për krime lufte është pjesë e një fushate politike të Albin Kurtit kundër komunitetit serb pas zgjedhjeve.

Megjithatë, ky pretendim nuk mbështetet në fakte apo dëshmi. Sipas Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, arrestimet u kryen në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin “Reçaku II”.

Kjo zyrë gjithashtu i paraqet institucionet e Kosovës si të kontrolluara politikisht dhe i lidh  arrestimet me zgjedhjet, pa ofruar fakte që mbështesin këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të ZKQS-së si “teori konspirative”.

Arsyetimi

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere