Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikuj “clickbait” të publikuar brenda ditës në media online

HIBRID

Disa portale në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë publikuar artikuj me tituj përgjithësues, me ngjarje që kanë ndodhur ose pritet të ndodhin në shtetet e tjera.

Gjatë monitorimit ditor, hibrid.info ka arritur t’i grumbullojë disa artikuj me strukturë të tillë, të publikuar në media online. Pra këto portale kanë vendosur tituj përgjithësues në këta artikuj, si dhe fotografi ilustruese që nuk e bëjnë të qartë vendin e ngjarjes.

Lajmet e publikuar në këta artikuj i përgjigjen ngjarjeve jashtë Kosovës, ndërsa duke ditur se portalet si “kosova-sot.info”, “botasot.info” e “gazetablic.com” janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën e lexuesve i kanë shqipfolës, me këta artikuj mund t’i dezinformojnë duke lënë të kuptohet se ngjarjet kanë ndodhur brenda vendit.

Titujt e vendosur në artikujt e publikuar nga portalet kosovare gjatë 24 orëve të fundit:

Kryeministri shpall Planin B kundër Covid-19

U martua me një person më të varfër, vëllai ia pret kokën motrës shtatzënë

Vrau familjen për një certifikatë vaksine, kjo ishte letra që kishte lënë qytetari

Nuk pranoi të vinte maskën, qëllon me armë dhe vret 2 persona

Motër e vëlla bënë vetëvrasje/ Zbulohen letrat që lanë viktimat

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa media online në Kosovë:

https://www.kosova-sot.info/lajme/587257/kryeministri-shpall-planin-b-kunder-covid-19/

https://www.botasot.info/ndryshe-lajme/1720447/u-martua-me-nje-person-me-te-varfer-vellai-ia-pret-koken-motres-shtatzene/?fbclid=IwAR1vDYcHP4UvHYTZxegA0pcCfNbA_nyeCK1IiK2cMHm8lPursO53HOGoZEU

https://www.kosova-sot.info/lajme/586916/vrau-familjen-per-nje-certifikate-vaksine-kjo-ishte-letra-qe-kishte-lene-qytetari/

https://www.kosova-sot.info/lajme/586951/nuk-pranoi-te-vinte-masken-qellon-me-arme-dhe-vret-2-persona/

http://gazetablic.com/moter-e-vella-bene-vetevrasje-zbulohen-letrat-qe-lane-viktimat/


Analiza:

Portalet si “kosova-sot.info”, “botasot.info” e “gazetablic.com” në publikimin e artikujve të lartcekur duket se qëllimshëm i kanë vënë tituj dhe fotografi përgjithësuese, duke mos e bërë të qartë se ngjarjet kanë të bëjnë me shtete të tjera, kështu duke lënë vend për keqinformim te lexuesit. Gjithçka qartësohet vetëm pasi lexuesit të hyjë në përmbajtje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, këta artikujt vlerësohen si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere