Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikuj me tituj që nuk e qartësojnë ngjarjen, të publikuar gjatë ditës

HIBRID

Disa portale në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë publikuar disa artikuj me tituj përgjithësues, me ngjarje që kanë ndodhur ose pritet të ndodhin nëpër shtete tjera.

Hibrid.info përzgjedhur t’i trajtojë 3 artikuj, të cilët përmbajnë tituj përgjithësues të publikuar në media online.

Në këta artikuj paraqiten lajme që përshkruajnë ngjarje të tilla si vdekje tragjike, për masat anti-covid dhe për vendime për rritje pagash. Të gjithë këta artikuj kanë tituj përgjithësues, që nuk e qartësojnë lajmin.

Duke ditur se portalet si “GazetaBlic.com” dhe “Kosovapost.net” janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën e lexuesve i kanë shqipfolës, me këta artikuj mund t’i dezinformojnë duke lënë të kuptohet se ngjarjet kanë ndodhur brenda vendit.

Titujt përgjithësues të artikujve të publikuar në “GazetaBlic.com” dhe “Kosovapost.net”:

Gjenden të vdekur 4 të rinj

“Karantina, klubet dhe restaurantet dhe ndihmë për bizneset” – Çka do të vendoset sot për masat anti-Covid!

Rritje pagash nga 1 shkurti për një kategori punëtorësh

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa media online në Kosovë:

http://gazetablic.com/gjenden-te-vdekur-4-te-rinj-pasi-festuan-ditelindjen-e-njerit-prej-tyre/

http://gazetablic.com/cka-do-te-vendoset-sot-per-masat-anti-covid-ne-zvicer/

https://kosovapost.net/rritje-pagash-nga-1-shkurti-per-nje-kategori-punetoresh/

Analiza:

Portalet si “Gazetablic.com” dhe “Kosovapost.net” në publikimin e artikujve të lartcekur duket se qëllimshëm i kanë vënë tituj dhe fotografi përgjithësuese, duke mos e bërë të qartë se ngjarjet kanë të bëjnë me shtete të tjera. Kjo lë vend për keqinformim te lexuesit, pasi që gjithçka qartësohet vetëm pasi lexuesit të hyjnë në përmbajtje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i ka vlerësuar këta artikuj si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere