Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vuçiqi nuk ka thënë se qeverinë në Kosovë e formon Lista Serbe me opozitën

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale Facebook u shpërnda një postim në formë imazhi me mbishkrimin “Vuçiq: Qeverinë e formon Lista Srpska bashkë me opozitën”.

Ky postim u publikua dje (10 shkurt) në Facebook nga faqet “Kosova Report”, “Albanian News” dhe “Gazeta 17 Shkurti”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë.


Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të hënën vërtet tha se Lista Serbe e ka shënuar një “fitore të madhe dhe të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, duke thënë se kjo ka treguar “përkushtimin e fortë të popullit serb për t’i ruajtur vatrat e tyre dhe për t’u mbështetur te Serbia e tyre”. (shih artikullin e Radio Evropa e Lirë)

Ndërsa sa i përket formimit të qeverisë në Kosovë, Vuçiq tha se “nuk dëshiron” të spekulojë apo “të ndërhyjë në marrëdhëniet ndërshqiptare”, por se kushdo që do ta formonte një qeveri me Albin Kurtin “do të ishte i vdekur politikisht”.


Pra, në asnjë rast presidenti serb nuk është shprehur se qeverinë e Kosovës e formon Lista Serbe bashkë me opozitën, siç pretendohet rrejshëm në postimet e faqeve të lartcekura.


Vuçiqi në profilin e tij në Instagram shkroi se i është mirënjohës ekipit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për gjithçka që kanë bërë për fitimin e të dhjetë mandateve nga Lista Serbe.


Analiza:

Pretendimi se Vuçiqi është shprehur se qeverinë në Kosovë e formon Lista Serbe me opozitën, është i rremë.

Sa i përket kësaj çështje, Vuçiqi ka thënë se kushdo që do ta formonte një qeveri me Kurtin “do të ishte i vdekur politikisht”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje të publikuar nga disa faqe në Facebook, si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere