Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se Konjufca ka 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Portali informativ “Klan Kosova” ka publikuar sot (20 prill) një artikull me titull “Konjufca për gati 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani”.

Në këtë artikull ndonëse nuk tregohen të dhënat për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në përmbajtje të këtij artikulli tregohet për paratë e gatshme të Konjufcës në bankë kur thuhet se “, nga krerët e shtetit, Konjufca del që ka më shumti para në banka, plot 101 mijë e 815 euro.”

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se në titull është raportuar gabimisht për paratë e gatshme të Konjufcës në bankë krahasuar më Kurtin dhe Osmanin.

Portali në fjalë, pas disa orësh ka përmirësuar titullin duke e kthyer në: “Konjufca për gati 100 herë më shumë para të kursyera se Kurti e Osmani”.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Klan Kosova”:

https://archive.is/lOWcK


I njëjti artikull, duke iu referuar portalit “klankosova.tv”, është publikuar edhe nga “Ekonomia Online”, “Bota Sot”, “Gazeta Blic” “Gazeta Scanner”, dhe “Kosovarja” (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur të dhënat e deklarimeve të pasurisë së krerëve të shtetit në Agjencinë kundër Korrupsionit, ku tregohet se kryeministri Albin Kurti i ka të deponuara në bankë 1551 euro (këtu), presidentja Vjosa Osmani ka diçka më shumë se 1 mijë euro (këtu) ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca, ashtu edhe siç është raportuar në artikullin e trajtuar, ka deponuar në bankë më shumë se 101 mijë euro (këtu).

Në bazë të këtyre informatave vërtetohet se vlera e parave të deklaruara si të gatshme në bankë nga Konjufca, është rreth 100 mijë euro e jo 100 mijë herë, më e madhe se ato të deklaruara nga kryeministri e presidentja.  


Analiza:

Pretendimi se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka 100 mijë herë më shumë para të deponuara në bankë, në krahasim me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, është i gabuar.

Të dhënat e publikuara në Agjencinë kundër Korrupsionit, tregojnë se Konjufca ka rreth 100 mijë euro para të gatshme në banka, në krahasim me krerët e tjerë të shtetit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere