Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Pretendime për kura mjekësore, që nuk bazohen në burime e referenca shkencore

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar disa artikuj lidhur me disa receta popullore që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Temat që trajtohen në këta artikuj, përshkruajnë receta popullore dhe të ngjashme, duke pretenduar në mënyrë të paargumentuar se mund t’i shërojnë disa sëmundje apo patologji shëndetësore.

Hibrid.info ka trajtuar disa artikuj të publikuar së fundi nga ky portal i dyshimtë, ku pretendohet për receta të tilla. Këta artikuj mbajnë tituj si: Si mund të përmirësohet shikimi, si të pastrohet dhjami nga mëlçia, apo edhe si të pastrohet zorra e trashë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që të gjithë këtyre artikujve u mungon burimi i informacionit, si dhe nuk kanë asnjë referencë shkencore për pretendimet e bëra.

Kjo mund të ndikojë negativisht tek lexuesit, nëse ata aplikojnë receta të tilla, të cilat nuk dihet se sa janë të vërteta.

Vegëzat e artikujve të publikuar nga portali i dyshimtë “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/06/02/panxhari-dhe-hudhra-permireson-shikimin-pastron-dhjamin-nga-melcia-dhe-pastron-plotesisht-zorren-e-trashe/?fbclid=IwAR3WnDkNugUjqZKifdYZ2vSZzTV42JE_lQVThx4iT_3Nx9_E9acMzuBlK2E
https://specialja.com/lajme/2021/06/02/beni-kujdes-mos-e-hidhni-ujin-e-vezeve-te-ziera-sepse-eshte-nje-mrekulli-mesojeni-perse/?fbclid=IwAR3PrtU4QkBHPeYRoqZEvrQAFKFMSqIjgP4NjaEBn9GdJXSUCeUEpECvdz8
https://specialja.com/lajme/2021/06/02/ja-si-mund-hudhren-ta-perdorim-edhe-per-te-larguar-rrudhat-ne-vetem-7-dite-kjo-maske-do-tiu/?fbclid=IwAR0Xcot0AAwgRKckDvH7T4yqZx6KYrv331834qTflZIhOJNhNQo_PWLNveQ
https://specialja.com/lajme/2021/06/02/e-shkelqyer-kura-me-molle-per-pastrimin-e-zorres-se-trashe/?fbclid=IwAR2yfRFlzXzKoYDYXHzKyWcDfqTVr6yhF5fi30lcd7MAo5yEQL1Ikt258js

Analiza:

Këta artikuj nuk përmbajnë asnjë burim të informacionit, që tregon saktë se nga janë marrë këto studime. Shkrime të tilla nuk mund të quhen të pavërteta, por përderisa u mungon burimi, atëherë kategorizohen si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere