Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Artikull i rremë për njohjen nga Ukraina

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar artikullin me titull “Ky është shteti shumë i fuqishëm që sapo dha njohjen e shtetit të Kosovës, urime!”.

Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me tekstin, pasi në përmbajtje shihet se është publikuar vetëm një pjesë e intervistës së zëvendësministrit të jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar, e realizuar në televizionin shqiptar, RTV Ora.

Gjithashtu shihet se Bodnar, gjatë kësaj interviste, të mos e ketë përmendur asnjëherë njohjen e menjëhershme të Kosovës nga shteti të cilin e përfaqëson. I gjitha çfarë ka përmendur ky zyrtar i lartë ukrainas, ishte vetëm mundësia që Kosova të njihet nga Kievi zyrtar, duke shtuar se kjo procedurë ende është në hapat e parë.

Teksti origjinal i publikuar në portalin Specialja.com:

Ky është shteti shumë i fuqishëm që sapo dha njohjen e shtetit të Kosovës, urime!

Zv.ministri i jashtëm Ukrainas, Vasyl Bodnar, në një interviste në RTV Ora, paral ajmëroi një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

Sipas diplomatit ukrianas, nuk duhet të bëhen paralelizime mes Kosovës dhe Kr imesë pasi sipas tij, janë dy gjëra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

https://specialja.com/2020/09/24/ky-eshte-shteti-shume-i-fuqishem-qe-sapo-dha-njohjen-e-shtetit-te-kosoves-urime/?fbclid=IwAR0FN4wUv7QMkLDnuoG3yDdiXjjrHS9TVRrhoB9c5rsF8qsmYSb3IQjjv5A

Intervista e plotë e Bodnar dhënë për RTV Ora:

https://www.oranews.tv/ekskluzive-per-rtv-ora-zv-ministri-i-jashtem-ukrinas-paralajmeron-njohjen-e-kosoves/

Analiza:

Titulli i artikullit të botuar në Specialja.com është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Ky tekst hyn në kategorinë “Clickbait”, si dhe “Dezinformatë”, pasi që pretendohet të paraqitet diçka që, në fakt, nuk është thënë nga zv. ministri Bodnar.


Arsyetimi:

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere