[email protected]
Artikull i vjetër me titull të sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” më 24 gusht ka publikuar një artikull me titull “Kaq para do të marrin përfituesit e skemës sociale për tre muajt e ardhshëm”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, nga ku është vërtetuar se përmbajtja e këtij artikulli është e vjetër si dhe nuk është e plotë.

Gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google”, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në tetor të vitit 2020, ku thuhet se “Gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë me asistencë sociale, përveç pagesës së rregullt do të marrin edhe asistencë tjetër sociale”.

Pra, portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” me këtë publikim është munduar që këtë artikull ta paraqesë si aktual si dhe i njëjti të jetë “karrem” për lexuesit duke i shtyrë ata të klikojnë në të.

Teksti i artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

Kaq para do të marrin përfituesit e skemës sociale për tre muajt e ardhshëm

Qeveria e vendit ka marrë vendim që për shkak të situatës me Coronavirus, për tre muajt e ardhshëm të kompensoj përfituesit e Skemës së Asistencës Sociale me dyfishin e shumës që marrin deri tani.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online në një përgjigje me shkrim nga zyra për medie e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vegëza e artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/2551?fbclid=IwAR2d-l4IjP_TP3FjbpInAOjpG-Z_jnHRoD6A9yVm7uln05iPvZkhcV3E1Vs

Ky artikull i portalit “konakushqiptar.com” është publikuar edhe në Facebook nga faqja “ Gazeta Aktive” e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/201274698709222


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar nga portali “Frontonline.net” me datë 8 tetor 2020, vegëzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.


Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.net” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual. Gjithashtu, në përmbajtje nuk gjendet teksti i plotë.

Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik, i cili është publikuar nga portali “frontonline.net” me datë 8 tetor 2020.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others