Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se videoja tregon se si duket oksidi i grafenit që gjendet në vaksinat anti-Covid

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali, pretendohet se pamjet paraqesin oksidin e grafenit se si duket në vaksinën kundër Covid-19.

Kjo përmbajtje u publikua sot (7 gusht) në Facebook nga llogaria që mban emrin “Investiguesi Shkrimor”.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se videoja është e vjetër, e gjetur e publikuar jo më herët se në vitin 2016.

Gjithashtu, pas hulumtimit të kryer online, u vërtetua se vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë oksid grafeni, siç pretendohet nga llogaria e lartcekur.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga llogaria “Investiguesi Shkrimor”:

https://www.facebook.com/100092945134138/videos/1221688929025483


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë që është publikuar nga llogaria “Investiguesi Shkrimor”.

Kjo video u gjet e publikuar në Youtube nga kanali me emër “BuzzFeed Multiplayer” me datë 7 nëntor 2016. (shih këtu)

Kjo video mban titullin “Crazy Magnetic Goo”, që në shqip përkthehet “substancë ngjitëse magnetike”. Ndërsa në përshkrimin e saj, tregohet se si mund të krijohet kjo përbërje në kushte shtëpie. Pra, videoja nuk paraqet përmbërës të oksidit të grafenit. (shih këtu sqarimin se çka është oksidi i grafenit)


Ndërsa sa i përket pretendimit se oksidi i grafenit gjendet në vaksinat anti-Covid, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në media të huaja që e demantojnë këtë pretendim. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes një videoje u pretendua se pamja paraqet se si duket oksidi i grafenit në vaksinat kundër Covid-19.

Hibrid.info ka vërtetuar se videoja është e vjetër, e publikuar në vitin 2016 dhe e njëjta sqaron se me çfarë përbërës mund të krijohet një substancë ngjitëse magnetike.

Gjithashtu, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në media të huaja që sqarojnë se vaksinat anti-Covid nuk përmbajnë oksid të grafenit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere