Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i vjetër i Vlora Çitakut në Kishën Ortodokse në Prizren paraqitet rrejshëm si vizitë e saj aktuale në Manastirin e Deçanit

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari me emrin “Fleta Press” ka publikuar (30 mars) një imazh në Facebook, ku shfaqet nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në hyrje të një objekti fetar ortodoks.

Autori i këtij publikimi i ka vendosur mbishkrimin “Sekretarja e PDK-së znj.Vlora Çitaku ishte për vizitë në Manastirin e Deçanit,si duket ishte për tja uruar tokën që Kushtetusja ja dha Manastirit , 24 hektar!”.

Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia paraqet momentet e vizitës së Çitakut në komunën e Prizrenit, në vitin 2013, gjatë kohës kur ajo kryente funksionin e ministres së Integrimeve Evropiane, meqë rast ajo ishte takuar edhe me përfaqësues të Kishës Ortodokse në Prizren.

Llogaria në fjalë po ashtu numëron 7 mijë ndjekës (këtu).


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Fleta Press” në Facebook: 

https://www.facebook.com/fleta.press/posts/pfbid05ph7HYrrZtdJmdb6Et4jL1Q8e2QhTkBnhP5NTpGgxBV1eUHfoQ7pPa8yoebehKeAl


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info e ka gjetur se imazhi në fjalë është marrë nga komunikata e publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, për vizitën e ish-drejtueses së këtij dikasteri Vlora Çitaku në komunën e Prizrenit (shih këtu).


Në komunikatën e lëshuar më 22 janar të vitit 2013, bëhet e ditur se qëllimi i vizitës ishte për ta dënuar dëmtimin e varrezave ortodokse në Prizren, ku ajo ishte takuar edhe me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse në këtë komunë.


Po ashtu për të vërtetuar se vizita e ministres Çitaku në vitin 2013, nuk lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e Manastirit të Deçanit, hibrid.info ka gjetur se ky institucion vendimin në lidhje me këtë çështje e kishte marrë dhe e kishte publikuar në maj të vitit 2016 (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se imazhi, i cili shfaq nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku, pranë një objekti fetar ortodoks, paraqet momente të vizitës së saj në Manastirin e Deçanit, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se imazhi i publikuar tregon për vizitën e Çitakut në komunën e Prizrenit, në vitin 2013, gjatë kohës sa ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane, ku kishte vizituar edhe Kishën Ortodokse në këtë komunë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere