Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me lajm të vjetër dhe titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com”, sot më 19 janar, ka publikuar një artikull me titull “Më në fund zyrtari i OBSH-së jep lajmin e mirë për Evropën. Ja çfarë pritet të ndodhë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky portal i dyshimtë ka marrë një pjesë të një lajmi të vjetër të publikuar më 21 gusht të vitit të kaluar, duke pretenduar ta paraqesin si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

Më në Fund zyrtari i OBSH-së jep Lajmin e mirë për Evropën. Ja çfarë pritet te ndodh

Tani Lajme te mira vijne nga OBSH per evropen. Hans Kluge thote se “Ne mund ta menaxhojmë vi rusin dhe ta mbajmë ekonominë të funkionojë” ndaj duhet shprese dhe ne po presim qe bota te filloj te marre frysme serisht.

Ndaj presim lajmee te mira. Numri i te infektuarve eshte ne renie edhe pse ne disa zona ka rritje por tashme vir-usi nuk ka ate efketin e dikurshem.

Ndaj vir-usit po i bie fuqia. Tashme ne vjeshte eshte stina gripale dhe do te jete pak problem por shpresojme qe tia dalim me sukses.

Autoritetet evropiane thone se presim dite te mira ne 2021 te jete fundi i ko vi d. Shpresojme që tja dalim me sukses dhe kete valee te dyte,ditorja.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/me-ne-fund-zyrtari-i-obsh-se-jep-lajmin-e-mire-per-evropen-ja-cfare-pritet-te-ndodh/?fbclid=IwAR0IXtWsAXqas3cvO2WIaSUOB7Rk1H5a0tmjHi7ZHjG_iMZ6uCBs448OtpU

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online në gjuhën shqipe.

https://www.evropaelire.org/a/30795334.html

https://indeksonline.net/zyrtari-i-obsh-se-nuk-ka-nevoje-per-masa-shtese-te-izolimit-ne-evrope5/


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka përdorur një pjesë të një lajmi të vjetër, të cilin e ka publikuar si aktual. Ky artikull është shpërndarë edhe në faqen “Gazeta” në Facebook e cila numëron mbi 170 mijë pëlqime. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere