Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se Kosovës do t’i vijnë 250 autoblinda nga SHBA-ja

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se Ushtrisë së Kosovës do t’i vijnë edhe 250 automjete ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Përshkrimi mbështetet në një fotografi që paraqet automjetin e blinduar “Humvee”.

Ky postim u publikua me 2 nëntor në TikTok nga llogaria “fskkrenariajone”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar lidhur me këtë pretendim, qoftë në media kredibile apo burime zyrtare.


Pas kërkimit online në Google me fjalët kyçe “Kosovës do t’i vijnë edhe 250 automjete ushtarake nga Amerika”, rezultatet nuk shfaqin asnjë informacion të publikuar në media kredibile.

Gjithashtu, hibrid.info ka kërkuar në ueb-faqet e institucioneve kredibile, në këtë rast Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, por në asnjërën nga to nuk është gjetur i publikuar një lajm i tillë. (këtu dhe këtu)

Çka dihet për automjetet Humvee që i posedon Kosova?

Kompania AM General, që prodhon automjetin ‘HUMVEE’, kishte sqaruar në vitin 2021 se përgjatë tri viteve janë dorëzuar 200 automjete HUMVEE në Kosovë.


Analiza:

U pretendua se 250 automjete të blinduara “Humvee” do të vijnë në Kosovë nga SHBA-ja.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk është i bazuar në asnjë fakt. Po ashtu, një informacion i tillë nuk është gjetur i publikuar në media kredibile apo edhe burime zyrtare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere