Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi false të gruas nga Shqipëria krijohet rrëfim i sajuar për dhurim të pasurisë

FATBARDH DEMA

Llogaria në Facebook me emrin “Monyseis Premier” ka publikuar një postim me fotografinë e një gruaje, duke pretenduar me anë të një historie të sajuar në gjuhën shqipe, gjoja personi që shihet në imazh është me origjinë portugeze që jeton në Francë.

Me anë të këtij postimi, kjo llogari pretendon se kjo grua (Monyeseis Premier) ka vendosur të ndajë pasurinë e saj, duke qenë se vuan nga një sëmundje.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, bazuar në rezultatet e dhëna, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia i përket një gruaje nga Shqipëria që quahet Tereze Gega.


Vegëza e llogarisë me emrin “Monyseis Premier” në Facebook:

https://www.facebook.com/groups/333059023382514/user/100085769424256/


Këtë histori të sajuar, kjo llogari e ka publikuar gjithsej 4 herë në data të ndryshme gjatë muajit mars në grupin në Facebook “Shqipetaret ne Zvicer”, i cili numëron mbi 5 mijë anëtarë. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Imazhi i gruas së moshuar që është përdorur nga llogaria e lartcekur, hibrid.info ka arritur ta gjejë përmes programit të automatizuar “InVID”, që e shfaq profilin e saj në Facebook me emrin Tereze Gega. (shih këtu)


Duke u bazuar në këtë profil dhe në fotografitë e ngarkuara në të, shihet se kjo grua (Tereze Gega) merret me punë artizanale.

Për ta vërtetuar edhe më shumë këtë fakt, se ky person me këtë emër është real, hibrid.info ka gjetur profilin e kësaj gruaje në ueb-faqen “gjej-produktin-zejtar.com.al”, ku mund të kërkosh për emrin e të gjithë zejtarëve në Shqipëri.

Pas këtij kërkimi, shfaqet personi me emër Tereze Gega, që në përshkrim thuhet se është “Mjeshtre Artizanale”. (shih këtu)


Analiza:

Pas kontrollit të fakteve dhe trajtimit i tyre, u kuptua se pretendimi i bërë në këtë postim është tërësisht i sajuar. Pra postimi i bërë nga llogaria me emrin “Monyseis Premier” në Facebook është një histori e trilluar e bazuar në fotografi false.

Fotografia e të moshuarës u gjet në rezultatet e dhëna pas kërkimit përmes programit të automatizuar “InVID”, që e shfaq atë me emrin “Tereze Gega” në Facebook, e cila është nga Shqipëria.

Gjithashtu, fotografia e kësaj gruaje (Tereze Gega) është gjetur edhe në platformën për kërkim të zejtarëve në Shqipëri, që tregon se ajo është mjeshtre artizanale që vepron në Shqipëri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim/njoftim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere