Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me pretendim të rremë: Real Madrid nuk ka ofertë zyrtare për Muriqin

HIBRID

Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka publikuar më 13 dhjetor një artikull me titull “Ancelotti do me patjetër Muriqin, oferta e parë e Realit refuzohet nga Mallorca”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi klubi futbollistik Real Madrid, nuk ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e futbollistit kosovar të Mallorca-s, Vedat Muriqin.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin italian sportiv “Tuttomercatoweb.com”, e cila citon mediumin tjetër “Il Messaggero”, ku thuhet se Real Madrid i ka vënë syrin sulmuesit kosovar për të cilin mund të shpenzojë 15 milionë euro, shumë kjo që pritet të refuzohet nga Mallorca, pasi sipas këtij mediumi kjo skuadër do të refuzonte edhe shumën prej 20 milionë eurosh.

Pra, Real Madrid nuk ka bërë ofertë zyrtare për Muriqin e cila është refuzuar nga Mallorca.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “televizioni-24.com”:

https://televizioni-24.com/2022/12/13/ancelotti-do-me-patjeter-muriqin-oferta-e-pare-e-realit-refuzohet-nga-mallorca/?fbclid=IwAR2GGvmB9aVqzx_eGIsYwmTtFIul-Vq4ghqiMUuXhmPoEt4oX2XKSR2rupA

Ky artikull i portalit të dyshimtë “televizioni-24.com” më pas është publikuar edhe nga portali tjetër i dyshimtë “sport.new24.info”. (shih këtu)

Përveç në këto portale të dyshimta, ky artikull me titull të pasaktë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Albania Team” dhe “24 Sport”, të cilat në këto postime kanë grumbulluar numër të madh reagimesh e komentesh. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info pas kërkimit nëpër rrjeteve sociale dhe makinave të kërkimit, nuk ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar nga portali “Il Messaggero”, por ai është gjetur në portalin sportiv italian “Tuttomercatoëeb.com”, në përmbajtje të së cilit citohet “Il Messaggero”. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull që flet për interesimin e Real Madrid-it për të nënshkruar me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, që sipas portalit italian “Il Messaggero” kjo skuadër është e gatshme të ofrojë 15 milionë për shërbimet e kosovarit, ofertë kjo që pritet të refuzohet nga skuadra e Mallorca-s.

Megjithatë, në titujt e vendosur nga portalet e dyshimta, pretendohet rrejshëm se Mallorca ka refuzuar ofertën e parë nga Real Madrid.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere