[email protected]
Ri-publikohet deepfake i aeroplanit me mbishkrimin “Albin Kurti – Kosova USA”
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok me emrin “fatmir764” ka publikuar më datë 28 gusht një video-material në të cilin pretendohet se në një aeroplan civil është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti – Kosova USA”.

Në video shihet një aeroplan civil-komercial duke parakaluar në një pistë fluturimesh, me mbishkrimin e lartcekur.

Por që hibrid.info ka verifikuar se në video-materialin në fjalë janë bërë ndërhyrje duke edituar me anë të ndonjë programi/aplikacioni për “Deepfake”.


Vegëza e videos së publikuar nga llogaria “fatmir764” në TikTok:


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit dhe aplikacioneve për verifikim të burimit të informacionit dhe nuk ka arritur të gjejë një publikim të ngjashëm nga ndonjë burim tjetër.

Video po ashtu nuk është publikuar nga asnjë medium tjetër kredibil nga Kosova dhe jashtë.

Hibrid.info, përmes verifikimit manual të fakteve, ka vërejtur detaje që tregojnë se në këtë video janë bërë ndërhyrje. Pra mbishkrimi “Albin Kurti – Kosova USA”, shihet se është bërë përmes editimit të ndonjë programi/aplikacioni për “Deepfake”.

Detajet e gjetura nga hibrid.info tregojnë se logo e vendosur ne bisht është e kompanisë së aviacionit dhe prodhuesit kinez të aeroplanëve civil “COMAC”. (shih këtu)

Gjithashtu edhe lloji i këtij aeroplani – “arj21-700” – është i këtij prodhuesi kinez.

Ndërsa bazuar në të dhënat nga ueb-faqja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është gjetur se kjo kompani e aviacionit nuk operon fare në Kosovë, çka tregon edhe më shumë se kjo video është edituar. (shih këtu)


Detajet shtesë të gjetura tregojnë se kompanisë në fjalë i është ndaluar operimi dhe është sanksionuar nga Qeveria Federale në SHBA, pasi që është konsideruar si ndërmarrje e kontrolluar nga “Ushtria Popullore Çlirimtare” e Kinës. (shih këtu)


Hibrid.info edhe më herët e kishte trajtuar një video-material të tillë të publikuar në hapësirën digjitale. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi i bërë përmes videos së publikuar nga llogaria në TikTok me emrin “fatmir764”, rezulton të jetë i pavërtetë dhe i edituar përmes aplikacioneve “Deepfake”.

Faktet e trajtuar nga kontrolluesit e hibrid.info, vërtetojnë se ky aeroplan me këtë mbishkrim, ka shumë pak gjasa të jetë i vërtetë.

Bazuar në metodologjinë e hulumtimeve, kjo video-përmbajtje merr vlerësimin si “Mashtrim”.

Share With Others

Translate »