Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Greqi

HIBRID

Mediumi online në gjuhën shqipe “gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (5 tetor) një artikull me titull, “TRONDITËSE/ Babai tenton të përdhunojë të birin 9-vjeçar, si e zbuloi nëna ngjarjen”.

Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se titulli i këtij artikulli nuk sqaron shtetin se ku ka ndodhur ngjarja, andaj edhe titulli si i tillë konsiderohet përgjithësues.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një burrë ka tentuar të përdhunojë djalit e tij vetëm 9 vjeç”.

Portali informativ “Gazeta Shqip” është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, prandaj edhe titulli i lartcekur lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://gazeta-shqip.com/bota/tronditese-babai-tenton-te-perdhunoje-te-birin-9-vjecar-si-e-zbuloi-nena-ngjarjen/?fbclid=IwAR08TBgG8K7OlFNloWxe7V298JwSiLR95Aij3thUJyF6hoYl12MCHZY6f3k


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar edhe në media të huaja, të cilat kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur në Greqi. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “gazeta-shqip” ka publikuar një artikull në lidhje me një tentim dhunimi në Greqi, në titullin e të cilës nuk është sqaruar vendndodhja e ngjarjes.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere