[email protected]
Artikull me titull përgjithësues dhe fotografi jo adekuate
shape
shape
shape

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikulli me titull “Drejtori i policisë: Më gjeni një lokal hapur dhe unë do të jap dorëheqjen”.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli të jetë përgjithësues dhe fotografia të mos korrespondojë me përmbajtjen e artikulli.

Lajmi ka të bëjë me drejtorin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, ndërsa në titull nuk qartësohet se për cilin drejtor të policisë bëhet fjalë. Gjithashtu në fotografinë kryesore paraqitet imazh i “Rugës B” në Prishtinë, që lë të kuptohet te lexuesit se bëhet fjalë për Kosovë.

Teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Drejtori i policisë: Më gjeni një lokal hapur dhe unë do të jap dorëheqjen

Mbrëmjen e sotme drejtori i policisë së qarkut Shkodër Niko Brahimaj deklaroi se nëse do të gjendet një lokal hapur pas orës 20:00 në territorin që ka në juridiksion, do të japë dorëheqjen. Ai tha se nuk ka gjobat në fokus, por ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave anti-covid.

“Policia e Shkodrës është e fokusuar në ruajtjen e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Shkodrës. Ne do të bëjmë cdo gjë që qytetarët të ndërgjegjësohen, në fokus nuk është gjoba por ndërgjegjësimi.

Të gjithë të zbatojnë rregullat e vendosura nga struktura. Ne duam që qytetarët të na mirëkuptojnë, që niveli i gjobave të jetë zero, por nuk do të tolerojmë askënd.

Më thoni emrin e një lokali. Një emër të një lokali dhe për 3 minuta do të jemi bashkë atje. Sot më thoni një lokal hapur tani, jo në Shkodër brenda por edhe në rrethina dhe bashkitë e qarkut. Nëse do të ketë do të jap dorëheqjen. Më gjeni një lokal hapur” tha ai.

Kujtojmë se prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme nuk lejohet dalja nga shtëpia, me përjashtim të rasteve specifike. Shtrëngimi i orës policore që hyri në fuqi sonte do të jetë deri në datë 25 shkurt.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”

https://www.kosova-sot.info/lajme/524997/drejtori-i-policise-me-gjeni-nje-lokal-hapur-dhe-une-do-te-jap-doreheqjen/?fbclid=IwAR18w6i7k8ihJhdAXheu7a0sFxdbMTkLP7YTE0whXVF66j_nJ4pCP6I0rqM


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një lajm që ka të bëjë me qytetin e Shkodrës në Shqipëri, ndërsa në titull nuk ka sqaron se për cilin vend bëhet fjalë. Po ashtu këtij shkrimi i ka vënë fotografi të Rrugës B në Prishtinë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se shumica e lexuesve të këtij portali janë kosovarë. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others