Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Mashtrim online për shpërblim të rremë me veturë luksoze

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është hasur një mesazh ku pretendohet se personi i cili e ka pranuar atë, ka fituar një makinë “Volkswagen Tiguan” të vitit 2025, për çka i kërkohet të regjistrohet duke vendosur të dhënat përmes një linku brenda 24 orëve.

Autor i këtij mesazhi është një faqe në Facebook me emrin “Mega Mall”.

Cila është e vërteta e kësaj përmbajtjeje?

Hibrid.info ka gjetur se mesazhi është mashtrim.


Hibrid.info fillimisht ka hulumtuar për këtë faqe. Në hapësirën e faqes është gjetur një postim ku thuhet “Faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj! Mos harroni të komentoni direkt në faqen e autowelt @highlight derisa të bëhet blu.” (shih këtu).

Postimi ka marrë 810 komente, ku përfshihen përgjigjet e faqes në secilin koment. Në bazë të përgjigjeve të faqes në komente, vërehet se aty u është kërkuar komentuesve të kontrollojnë mesazhet.

Mesazhi që ata duket se mund ta kenë marrë, është ai ku pretendohet se komentuesi në këtë postim, ka fituar një makinë “Volkswagen Tiguan” të vitit 2025. Mesazhi përmban edhe një vegëz, ku kërkohet të vendosen të dhënat brenda 24 orëve për regjistrim.


Hibrid.info ka klikuar vegëzën. Pas klikimit shihet se URL-ja e faqes është mega-mall877.myfreesites.net. Çka tregon se në këtë rast është përdorur një domain falas (“myfreesites.net”).

Në faqe po ashtu kërkohet që vizitori të futë të dhëna personale dhe numër karte krediti, me arsyetimin se “është vetëm për verifikim”.

Një tjetër fakt që shihet është një fotografi reale e një qendre tregtare. Hibrid.info me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”, gjeti se qendra tregtare me emrin “Mega Mall”, e cila shihet në këtë imazh, është në Bukuresht të Rumanisë (shih këtu).


Gjitha këto elemente të hasura në faqen e hapur të kësaj vegze, e kanë bërë të arsyeshëm verifikimin e mëtejmë të saj përmes platformës “ScamAdviser”, për të vlerësuar besueshmërinë.

Rezultatet nga vlerësimi i kësaj platforme kanë treguar nivel të ulët besushmërie, duke potencuar gjithashtu se ajo mund të jetë mashtrim (shih këtu).

Rreth faqes “Mega Mall” me përmbajtje në shqip

Faqja është hapur më 5 gusht 2025, ka mbi 6 mijë pëlqime dhe mbi 7 mijë ndjekës (këtu). Në seksionin “About” (rreth nesh), kjo faqe nuk ka adresë apo kontakt.


Hibrid.info ka trajtuar edhe më 27 gusht një mashtrim të ngjashëm nga një faqe me emrin “Autowelt”, emri i së cilës është përmendur në postimin e faqes “Mega Mall”.

Ky fakt dhe ngjashmëria e mashtrimeve të publikimeve të të dy faqeve, tregon se këta publikues mund të jenë të ndërlidhur me njëri tjetrin.

Analiza:

Pretendimi se mund të fitoni një “Volkswagen Tiguan” të vitit 2025 përmes një komentimi në një postim të një faqe të dyshimtë, është mashtrim.

Faqja që e ka shpërndarë mesazhin ka përdorur një domain falas, nuk ka kontakt të verifikuar, kërkon të dhëna personale dhe të kartës së kreditit nën pretekstin e “verifikimit”, si dhe lidhet me raste të mëparshme mashtrimesh.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere