Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Deepfake: Sylvester Stallone nuk ka thënë se gjyshërit e tij kanë qenë arbëreshë

FATBARDH DEMA

Një llogari në TikTok ka publikuar një intervistë të vjetër të aktorit amerikan Sylvester Stallone.

Në këtë video-material dëgjohet se Stallone flet për gjyshërit e tij, duke shtuar se ata janë arbëreshë me prejardhje shqiptare.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se materiali është i manipuluar.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “flori_jon84”:


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën autentike të Stallone-s, të dhënë në vitin 1977 për televizionin britanik BBC. (shih këtu)

Gjatë asaj interviste, aktori amerikan kishe folur rreth skenarit të filmit “Rocky”, në të cilin ai ishte protagonist dhe që në asnjë rast nuk ka folur për prejardhjen e gjyshërve të tij.

Përshkrimi i video-materialit të publikuar nga kanali “BBC Archive” në Youtube, i përkthyer në shqip:

Sylvester Stallone flet me Barry Norman për detyrën e mundimshme për ta bërë Rocky – skenarin e tij emocionues për një boksier të dobët – të bëhet një film fitues i Oskarit. Kryesorja ndër çështjet ishte dëshira e tij për të luajtur si aktori kryesor i filmit Rocky Balboa, pavarësisht se ishte një aktor i “pjesës së vogël”, ndërsa drejtuesit e studiove të Hollivudit dëshironin një emër të madh si James Caan, Burt Reynolds ose Ryan O’Neal në rol. Ashtu si vetë filmi, historia e sjelljes së Rocky-t në ekran është një histori e vendosmërisë, këmbënguljes dhe aftësisë së çuditshme të Stallone për të vazhduar të ngrihet pasi të rrëzohet.


Përveç këtij fakti, hibrid.info ka verifikuar edhe biografinë e Stallone-s, të publikuar në Wikipedia, që po ashtu nuk ka ndonjë të dhënë që gjyshërit e tij kanë qenë arbëreshë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se llogaria në TikTok “flori_jon84” ka publikuar një pjesë nga intervista e Sylvester Stallone-s dhënë në vitin 1977 për BBC, e që e njëjta është manipuluar duke i vendosur një zë tjetër me pretendimin e rremë se aktori amerikan ka deklaruar se gjyshërit e tij ishin arbëreshë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere