[email protected]
Artikull me titull përgjithësues
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Çdo qytetar mbi 16 vjeç do të vaksinohet deri në fund të marsit”.

Në titullin e artikullit nuk tregon se cili shtet ka vendosur që të vaksinojë të gjithë qytetarët mbi moshën 16 vjeçare. Ndërsa në përmbajtje thuhet se Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se, brenda 12 javëve, do të vaksinohet e gjithë popullsia, pas arritjes së një marrëveshjeje me kompaninë  “Pfizer” që të përshpejtojë dërgesat për në Izrael.

Duke ditur se ky portal është i Kosovës dhe se shumicën e lexuesve i ka kosovarë, ky artikull mund të kuptohet se bëhet fjalë për Kosovën, pasi që titulli është përgjithësues, duke mos specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Pjesë nga teskti i artikullit të publikuar në portalin “kosova-sot.info”:

Çdo qytetar mbi 16 vjeç do të vaksinohet deri në fund të marsit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se brenda  12 javëve, do të vaksinohet e gjithë popullsia, pas një marrëveshje me Pfizer që do të përshpejtojë dërgesat në Izrael.

“Ne do të jemi vendi i parë që do të mposhtë koronavirusin. Marrëveshja që kam arritur me Pfizer na lejon të vaksinojmë të gjithë shtetasit izraelitë mbi moshën 16 vjeç deri në fund të marsit, dhe ndoshta edhe para kësaj.

Me fjalë të tjera, ne do të vaksinojmë të gjithë popullatën, tha ai në një deklaratë televizive.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/517528/cdo-qytetar-mbi-16-vjec-do-te-vaksinohet-deri-ne-fund-te-marsit/?fbclid=IwAR1JQYNR9RJaZIil4eR8aqbzRdqQUBcnK213loVmG4eyHmhfnbWVIrrbEng


Analiza:

Në titullin e këtij artikulli nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë. Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se shumica e lexuesve të këtij portali janë kosovarë dhe duke qenë se të gjitha publikimet i bënë në gjuhën shqipe. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others