Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës me fotografi të huazuar nga një ueb-faqe franceze

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglacontent24.com” ka publikuar një shpallje në formë të artikullit me titull “Kam mbetë pa punë në këtë pandemi, po e shessë veturën time, Golf 6 vetëm për 4,500 euro”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se artikulli është i sajuar, pasi i njëjti është publikuar vetëm për të grumbulluar klikime përmes rrjeteve sociale.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo veturë (Golf 6) ka qenë në shitje në vitin 2014 në një ueb-faqe franceze, ndërsa tani fotografia e kësaj veture është publikuar nga portali i lartcekur duke i mashtruar lexuesit.

Gjithashtu, vlen të ceket se në përmbajtje ofrohet çmim tjetër nga ai në titull, ku thuhet se vetura shitet për 2500 euro.


Teksti i kësaj shpallje që është publikuar në portalin e dyshimtë “banglacontent24.com”:

Kërkon blerës serioz – Kam mbetë pa punë në këtë pandemi, po e shessë veturën time, Golf 6 vetëm për 4,500 euro!Vetura është në gjendje shumë të mirë vetura posedon te gjitha pajisjet tip top plus 2.0 TDI.

Këtë e jap me 2,500 euro prej zorit, sepse ju treggova edhe më herët se kam mbetë pa punë në këtë pandemi, e nuk po kam se me çka me i ushqy femijet e mi se i kam krejte te vogel, per me teper n diqni раmјеn.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/kam-mbete-pa-pune-ne-kete-pandemi-po-e-shesse-veturen-time-golf-6-vetem-per-4500-euro-2/?fbclid=IwAR1L2qtCQxaL_TWNHcs-JNLxtwLR-M1rRygXzDWNsdjQsAgDRqZx9IkbZVw
https://banglacontent24.com/sites/kam-mbete-pa-pune-ne-kete-pandemi-po-e-shesse-veturen-time-golf-6-vetem-per-4500-euro-2/?fbclid=IwAR1L2qtCQxaL_TWNHcs-JNLxtwLR-M1rRygXzDWNsdjQsAgDRqZx9IkbZVw

Kjo shpallje e publikuar nga ky portal i dyshimtë, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “Hej o Bir”.

Në këtë artikull (shpallje) vërehet qartë se mungon numri kontaktues apo shitësi i kësaj veture, që dëshmon pavërtetësinë e pretendimit në titull.


Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë shpallje në vitin 2014, e cila është publikuar në një ueb-faqe franceze për shitblerje online “France-troc.com”.


Analiza:

Në përmbajtje të artikullit të portalit të dyshimtë “banglacontent24.com” është përdorur një shpallje e vjetër për shitjen e një veture, të cilin e kanë publikuar me pretendimin ta paraqesin si aktuale, duke mashtruar në titull se gjoja kjo veturë është urgjentisht në shitje me një çmim prej vetëm 4 mijë e 500 eurosh.

Ndërsa në njërin paragraf të përmbajtjes thuhet krejt diçka tjetër. Aty pretendohet se vetura është në shitje për 2 mijë e 500 euro.

Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë shpallje, e cila është publikuar në vitin 2014 në një ueb-faqe franceze për shitblerje, e quajtur “France-troc.com”.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere