Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të modifikuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “Mbyllen shkolla e çerdhe, shqiptarët marrin lajmin e keq. Ja vendimi i qeverisë”.

Ky shkrim përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekst bëhet fjalë për shtetin e Greqisë, ndërsa ky portal i dyshimtë ka devijuar lajmin përmes një titulli të modifikuar, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Shqipërinë ose Kosovën.

Një pjesë e tekstit nga artikulli i publikuar në “ingazetaa.com”:

Mbyllen shkolla e çerdhe, shqiptarët marrin lajmin e keq. Ja vendimi i qeverisë

Shkollat fillore do të kombinojnë mësimin përmes televizionit dhe atë nëpërmjet klasave online, nga ora 14:00 deri në 17:00 pasditë”, deklaroi sot paradite ministrja e Shëndetësisë.

Sipas vendimit të autoriteteve helene shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten e 17 nëntorit. Plani është që shkollat e të gjitha niveleve në Greqi të hapin dyert më 30 nëntor.

Vegëza e artikullit të publikuar në “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/mbyllen-shkolla-e-cerdhe-shqiptaret-marrin-lajmin-e-keq-ja-vendimi-i-qeverise/?fbclid=IwAR2DXp81phmd-g4Gij-0BZdPaym4NPqCtu21PFaEiP7qN2LrswKOwz44lB8

Rasti i këtij artikulli, synon që përmes titullit të rremë të tërheqë audiencën, duke mashtruar se bëhet fjalë për shkollat dhe çerdhet në Shqipëri ose Kosovë.

Vegëzat e artikullit origjinal të publikuar nga disa media online:

http://www.panorama.com.al/rendimi-i-situates-me-covid-19-ne-greqi-autoritetet-detyrohen-te-mbyllin-shkollat-ja-cfare-deklaron-ministrja/

https://albaniareport.al/numri-i-rasteve-rritet-perdite-greqia-mbyll-shkollat/

Analiza:

Artikulli i “ingazetaa.com” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me tekstin. Portalet e dyshimta me shkrime të tilla kanë tendencë që të përfitojnë materialisht përmes klikimeve në rrjetet sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere