Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Përdoret video satirike për të pretenduar rrejshëm se ushtria ukrainase bën rekrutim të dhunshëm

FATBARDH DEMA

“Investiguesi Shkrimor”, një llogari me përmbajtje propaganduese në gjuhën shqipe në Facebook, ka publikuar dje (6 shtator) një postim, ku me anë të një video-materiali të shkurtër, pretendon se “Autoritetet e Kievit rekrutojnë çdo njeri që mund të gjejnë në rrugë, sheshe, supermarket”.

Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID” hibrid.info, ka gjetur video-materialin autentik të publikuar në “TikTok” nga llogaria me emrin “artemnoyman”.

Pas verifikimit të përmbajtjes së publikuar nga kjo llogari, shihet se personi i veshur në rroba ushtarake krijon video satirike që në vete përmbajnë humor.

Pra, llogaria “Investiguesi shkrimor” këtë video satirike e ka publikuar si diçka reale me pretendimin se rekrutimi i ukrainasve në ushtri po ndodhë dhunshëm edhe nëpër rrugë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria “Investiguesi shkrimor”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02ggGkWGGaWDGap2Nhe4pZtodYqN2gshRkNq398wSoa7F3CJQKWkLiDiCsKmsGa5Fjl&id=100092945134138


Mbishkrimi origjinal i publikuar në postimin nga llogaria “Investiguesi shkrimor”:

Rekrutimi i ukrainasve – Ai tha jo duke grisur letrën dhe u godit me shkelm në kokë – Çfarë ndodh më pas?

Autoritetet e Kievit rekrutojnë çdo njeri që mund të gjejnë në rrugë, sheshe, supermarkete.

Në video ata gjejnë një burrë dhe i japin draftin.

Ukrainasi reagon duke thënë jo dhe duke grisur letrën.

Pastaj e godasin në kokë dhe e marrin lart…

Shikoni videon që po bën xhiron e internetit…

Ja se çfarë të gjen kur voton Zelenskin. Është dora jonë thoshin ukrainasit. Është gallataxhi dhe të bën për të qeshur.

Kurse tani të bën për të qarë.


Hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin autentik të publikuar në TikTok nga llogaria “artemnoyman”. (shih këtu)

Përveç këtij video-materiali satirik me përmbajtje humoristike, llogaria në fjalë ka publikuar edhe të tjera të ngjashme. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se llogaria në Facebook me emrin “Investiguesi shkrimor” ka publikuar një video satirike (humoristike) të cilën e ka paraqitur si diçka reale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere