Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim të Biden-it për listë të zezë, siç pretendohet në titull

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar artikullin me titull “Joe Biden merr vendim, i fut në listë të zezë këta politikanë nga Kosova”.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve ka konstuatuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në qershor të këtij viti. Pas hulumtimit kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik i publikuar nga “gazetaexpress.com”, në të cilin thuhet se “Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura”.

Pra, nuk është e vërtetë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka marrë ndonjë vendim për futjen në listë të zezë të disa politikanëve nga Kosova, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar nga “banglarreporter.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/110?fbclid=IwAR3gtlAGCtbYpzIVeumWsmxq5SnbV-2VzhOnr9RX4Wts7QbsUN9kjIlC2eA
https://banglarreporter.com/archives/110?fbclid=IwAR3gtlAGCtbYpzIVeumWsmxq5SnbV-2VzhOnr9RX4Wts7QbsUN9kjIlC2eA

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebok nga faqja “Gazet Aktive”, postimin e së cilës mund ta gjeni këtu.


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në portalin “gazetaexpress.com” me datë 8 qershor 2021.


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar artikull të vjetër të muajit qershor të këtij viti, atëkohë kur Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate kishte thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Por ky portal i dyshimtë, këtij artikulli të vjetër i ka vendosur titull të rremë se gjoja presidenti amerikan Joe Biden, ka marrë vendim që t’i fusë në listë të zezë disa politikanë nga Kosova.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere