Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI FUNDIT: Qeveria merr vendim e papritur, Nga e hëna ne karantine”.

Për dallim me titullin, në përmbajtje të tekstit gjendet një lajm tjetër që ka të bëjë me njoftimin për vendimin e Qeverisë së Kosovës që e hënë të jetë ditë e rregullt e punës, përkundër praktikës së më hershme që të pushohet në ditët e javës, në rastet kur festat qëllojnë të jenë në ditë vikendi. Këtë vendim duket se nuk do ta zbatojë shkolla fillore në Prishtinë “Faik Konica”, e cila ka paralajmëruar se e hëna do të jetë ditë pushimi.

Megjithatë, gjithckafresh.com i ka dhënë kahje tjetër këtij lajmi, të cilit qëllimisht i ka ndërruar titullin në mënyrë që të tërheqë lexuesit të klikojnë në artikull.

Teksti i artikullit të publikuar në gjithckafresh.com:

LAJMI FUNDIT: Qeveria merr vendim e papritur, Nga e hëna ne karantine

Qeveria e Kosovës sot njoftoi se ka marrë vendim që dita e hënë, të jetë ditë e rregullt e punës në të gjitha institucionet.

Por një vendim të tillë duket se s’do ta zbatojë shkolla fillore në Prishtinë, “Faik Konica”.

“Njoftohen të gjithë nxënësit dhe punëtorët e shkollës “Faik Konica” se për nder të Festës së 28 Nëntorit, të hënën do të jetë pushim”, thuhet në dokumentin e siguruar nga KOHA.

Qeveria e Kosovës, vendimin e sotëm thotë ta ketë marrë në shenjë solidarizimi me ata që janë në linjë të parë të fróntit kundër CóVíD-19.

Vegëza e artikullit të publikuar në gjithckafresh.com:

https://gjithckafresh.info/news/970?fbclid=IwAR0wzC8ZOXY7ARAeF6RmQQNKhcJd-gKl9bsmI9tlSx65DXC8sDW7sJbXJGI


Më poshtë mund ta lexoni artikullin origjinal të publikuar nga Koha.net, ku shkruan se vendimin e Qeverisë së Kosovës nuk do ta përfillë shkolla fillore në Prishtinë “Faik Konica”.

https://www.koha.net/arberi/247512/qeveria-merr-vendim-qe-e-hena-te-jete-dite-pune-shkolla-faik-konica-ne-pushim/


Analiza:

Artikulli nga gjithckafresh.com përmban titull të rremë në lidhje me futjen e gjithë vendit në karantinë shkaku i virusit Korona, ndërsa në tekst flitet për diçka krejt tjetër. Pas verifikimit nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere