Të fundit | Ibri dhe Ujmani si instrument i luftës hibride Të fundit | Si mediat serbe po ndërtojnë narrativa të paqena rreth filmit “Dua” Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti ka dy emra jopartiakë për president Të fundit | Renditja e Shqipërisë në NCSI nuk nënkupton se vendi është i pari në botë p… Të fundit | Manipulohet përmes nxjerrjes nga konteksti deklarata e Kurtit për Gjykatën… Të fundit | Imazhi që pretendon një takim mes Time Kadrijajt dhe Skender Llugiqit është… Të fundit | Narrativat serbe pas optimizimit gradual të KFOR-it tek ura e Ibrit dhe man… Të fundit | Videoja e aksidentit në Turqi publikohet si ngjarje në Skenderaj Të fundit | Farage pretendoi pasaktë se Suedia dërgon të burgosurit e huaj në Kosovë Të fundit | “Hahaganda” – humori si keqinformim
[ ARTIKULLI ]

Ende nuk dihet se sa futbollistë me prejardhje shqiptare do të jenë pjesë e Zvicrës në Kampionatin Evropian

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U pretendua se gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare do të jenë pjesë e kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Evropian.

Artikulli u publikua nga portali informativ “ina-online.net” me datë 17 maj dhe mban titullin “Publikohet lista! 6 shqiptarë do të jenë pjesë e ekipit të Zvicrën në Euro 2024”.

Por cila është e vërteta?

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare prej 38 lojtarëve, në të cilën gjendet edhe emrat e gjashtë futbollistëve me prejardhje shqiptare. Por, ende nuk dihet se sa nga ta do të përzgjidhen në listën përfundimtare për Kampionatin Evropian.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “ina-online.net”:

https://ghostarchive.org/archive/7S7mS


Për dallim prej titullit të pasaktë, në përmbajtje të artikullit sqarohet se kjo listë është preliminare dhe se ajo përfundimtare do të publikohet me datë 7 qershor.

Përmbajtja e artikullit të publikuar në portalin “ina-online.net”:

Pas Gjermanisë, Holandës e Francës edhe Zvicera ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Europian Gjermani 2024.

Trajneri Murat Yakin duke se ka qenë shumë i paqartë dhe për këtë arsye ka ftuar 38 lojtarë, 12 më shumë nga sa lejohet të marrë me vete në Gjermani.

Pjesë e kësaj liste janë plotë 6 lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në njoftimin e federatës zvicerane theksohet se lista zyrtare do të vendoset në datën 7 qershor.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur listën prej 38 lojtarëve të publikuar nga kombëtarja zvicerane në llogarinë e saj në Twitter. (shih këtu)

Në përshkrimin e këtij postimi sqarohet se lista përfundimtare do të publikohet me datë 7 qershor.

Pra, ende nuk dihet se cilët futbollistë do të jenë pjesë e helvetikëve në “Euro 2024”.


Analiza:

U pretendua se gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare do të jenë pjesë e kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Evropian.

Por, ky pretendim është i pasaktë, pasi që lista e publikuar nga Zvicra është preliminare dhe përbëhet prej 38 lojtarëve, ndërsa ajo përfundimtare do të shpallet me datë 7 qershor, e cila do të përfshijë 26 lojtarë.

Pra, ende nuk dihet se cilët futbollistë do të përzgjidhen për të qenë pjesë e skuadrës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere