Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar sot (25 maj) një artikull me titull “Ngritet alarm, vdes një person nga virusi që shkakton gjakderdhje në sy”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë ka vrarë një person. Ai vdiq pasi u infektua me ethet hemorragjike Krime-Kongo (CCHF), që mund të shkaktojë gjakderdhje nga sytë e pacientëve. Sëmundja filloi në Namibi, ku zyrtarët po mundohen ta ndalojnë përhapjen”.

Duke e ditur se ky portal informativ shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Insajderi.org”:

https://insajderi.org/ngritet-alarm-vdes-nje-person-nga-virusi-qe-shkakton-gjakderdhje-ne-sy/?fbclid=IwAR1B_ZevZnprAUbxxG4Rd2MudaXNV2sk1eL-Ni9oHhwM8T2Ixkf8WgDAnPE

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin britanik “Reuters”, në lidhje me vdekjen e këtij personi në Namibi, si pasojë e infektimit me me ethet hemorragjike Krime-Kongo. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar artikull me titull përgjithësues, duke mos sqaruar se në cilin shtet ka ndodhur ngarja.

Ky portal i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë ky lajm, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjara kanë ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere