Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali nuk paraqet pamjet pas tërmetit në Siri

FATBARDH DEMA

Kanali në platformën Youtube “Monitor TV” ka publikuar sot (16 janar) një video-material të një fëmije i cili, siç duket, citon thënie nga libri i shenjtë i Kuran-it.

Me anë të kësaj videoje, ky kanal pretendon se fëmija që shihet në këto pamje, është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit që goditi Sirinë më 6 shkurt, pas 100 orëve qëndrim brenda.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se pamjet e paraqitura në këtë video-material nuk janë nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Youtube nga kanali “Monitor TV”:

https://www.youtube.com/watch?v=IcPtPDoNX3k

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video-material të publikuar edhe në Facebook nga faqet “Monitor TV” dhe “NMK-post.com”.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info, ka arritur të gjejë këtë video-material (jo më herët se data 7 janar) të postuar në median sociale “Twitter” nga llogaria me emrin “@ryandeui123”. (shih këtu)


Analiza:

Kanali “Monitor TV” në platformën Youtube ka publikuar një video-material në të cilën shfaqet një fëmijë duke cituar thënie nga Kuran-i. Ky kanal pretendon se fëmija është nxjerrë pas 100 orëve nga rrënojat e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fëmija i paraqitur në këtë video nuk është i mbijetuar nga tërmeti i 6 shkurtit, ndërsa i njëjti video-material është gjetur i publikuar në Twitter me datë 7 janar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere