• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
    • Raportet
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Artikulli satirik që nuk u kuptua nga Pacolli dhe disa media

    Hibrid by Hibrid
    26/01/2021
    in Analizë, Ballina, Fact Checking, Highlights
    0
    Artikulli satirik që nuk u kuptua nga Pacolli dhe disa media
    0
    SHARES
    0
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Një artikull u publikuar në portalin me përmbajte satirike “Kukunews.net” shkruan se gjoja kryetari i “Aleances Kosova e Re” (AKR) dhe ndërmarrësi Behgjet Pacolli ka blerë vaksina kundër COVID-19 për t’i dhuruar ato, siç thuhet, për votuesit e partisë së tij.

    Ky artikull satirik, i ribotuar nga disa media tjera online, duket se e ka shqetësuar Pacollin, i cili e ka denoncuar atë si lajm të rremë. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli e ka quajtur këtë si të pavërtetë, por pa arritur ta kuptoj se burimi i këtij artikulli vije nga një ueb faqe satirike.

    Pacolli e ka publikuar në Facebook artikullin e “Kukunews.net” të ribotuar nga portali i dyshimtë “bota.live” dhe të shpërndarë në faqen “Zemra e shqiptarit” në Facebook.

    Reagimi i Behgjet Pacollit në profilin e tij në Facebook:

    Lufta e njohur tashmë e Lajmeve të Rreme (Fake News) ka filluar edhe kundër meje. Pseudoportale nëpër rrjete sociale kanë shpërndarë një lajm se kinse unë do sigurojë vaksina për ata që do të votojnë për mua. Kjo është e PAVËRTETË.

    Qeveria e ardhshme, ku AKR synon të jetë, e ka obligim të sigurojë vaksina për të gjithë qytetarët e Kosovës, por pa kurrfarë dallimi se ku e hedhin votën ata.

    Sa u përket tendencave të tilla të liga me të vërtetë janë shqetësuese, kur dihet se nuk janë thjesht papërgjegjësi sporadike, por të mirëorganizuara dhe me qëllimin për ta dëmtuar figurën time e AKR-në.

    Megjithëse kjo fushatë është e rrezikshme, do të jetë e kotë, sepse vetëdija e qytetarëve kosovarë është shumë e lartë për t’u manipuluar nga tentativa të tilla të ndyta. Fitorja e SHTETndërtuesve nuk ndalet dot.


    Në fakt portali “bota.live” në fund të artikulli të ribotuar nga “Kukunews.net” e ka potencuar që ka përmbajtje satirike, por që duket se nuk është vërejtur nga mediat tjera dhe vet Pacolli.

    https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164512164175153

    Vegëzat e artikullit të botuar në Kukunews.net dhe ribotuar në bota.live:

    Pacolli blen 100 mijë vaksina: Kush më voton e merr vaksinen falas

    https://bota.live/


    Ky artikull është botuar si lajm i rremë edhe nga disa media tjera online në Kosovë, duke mos arritur ta qartësojnë se bëhet fjalë për përmbajtje satirike.

    Vegëzat e këtij artikulli të botuar në disa media:

    Pacolli reagon lidhur me lajmin se bleu 100 mijë vaksina dhe kush e voton atë do e marrë falas
    Pacolli reagon lidhur me lajmin se bleu 100 mijë vaksina dhe kush e voton atë do e marrë falas

    Analiza:

    Përmbajtja e artikujve në portalin “Kukunews.net” është e gjitha satirike. Këtë e bëjnë të ditur edhe në faqen e tyre në Facebook. Gjithashtu edhe ribotimi i këtij artikulli në “Bota.live” është bërë duke e ritheksuar faktin se kjo përmbajtje është satirë. Por siç shihet, një gjë e tillë nuk është vërejtur nga Behgjet Pacolli dhe disa media online.


    Arsyetimi:

    Vlerësimi i “Satirë” përfshinë përmbajtjen e cila përdor lajme të paramenduar që përdorin satirën për të treguar realitetin. Ky është edhe një mënyrë e raportimit i cili nuk është problematik, nëse media arrin të argumentojë se bëhet fjalë për një përmbajtje satirike.

    Qëllimi i përfshirjes së këtij vlerësimi në metodologji është të tregohet ky lloj i përmbajtjes në situata kur mund të pretendohet se është një raport i vërtetë i mediave dhe kur bëhet potencialisht i dëmshëm në rast të transmetimit të mëtejshëm pa arritur që të shpjegohet qartë se bëhet fjalë për tekst satirik. Pra në raste të tilla, nëse një tekst nuk arrin të sqaroj se ka përmbajtje satirike, mund te kuptohet si i vërtetë dhe, si rrjedhojë, mund të krijojë opinion të gabuar tek audienca. Mirëpo, media që boton këtë lloj përmbajtjeje nuk mund të jetë në njërën nga listat negative vetëm për shkak të publikimit të këtij lloji të përmbajtjes.

    Tags: Behgjet PacolliSatirë
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës
    Analizë

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”
    Analizë

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet
    Analizë

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    Rrjedha e keqinformatave në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës

    30/09/2023
    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

    30/09/2023
    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

    30/09/2023
    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

    29/09/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
      • Raportet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000