Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet…
[ ARTIKULLI ]

Mediat në gjuhën serbe shtrembërojnë postin e Hajrullahut për protestën opozitare në Beograd

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar artikuj me deklaratën e kryeredaktorit të portalit informativ “telegrafi.com”, Muhamet Hajrullahu (këtu), rreth protestave opozitare në Beograd.

Këto media kanë pretenduar se Hajrullahu i është gëzuar protestave të opozitës në Beograd duke pretenduar të ketë thënë: “E dridhëm Vuçiqin, i erdhi fundi”.

Pas verifikimit të fakteve është gjetur se cicërima në Twitter e Hajrullahut është shtrembëruar nga mediat në gjuhën serbe.

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2023&mm=05&dd=28&nav_category=11&nav_id=2340767

https://informer.rs/vesti/politika/797797/albanski-portal-aleksandar-vucic-protest-opozicije

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1242908/uzdrmali-smo-vucica-dosao-kraj-urednik-portala-telegrafi-pristine-raduje-protestima-beogradu

Pjesë të artikullit të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

Muhamet Hajrulahu, redaktor i portalit Telegrafi nga Prishtina, ka mbështetur protestat politike të opozitës dhe ka publikuar në Twitter një fotografi nga protesta.

“E dridhëm Vuçiqin, i erdhi fundi”, ka shkruar ai.


Mediat në gjuhën serbe, duke iu referuar një cicërime të Hajrullahut, kanë ngritur pretendimin se ky i fundit i është gëzuar protestat opozitare në Beograd, duke e shtrembëruar deklaratën e tij në këtë cicërim, ku interpretohet të ketë thënë: “E dridhëm Vuçiqin, i erdhi fundi”. Pra, duke e paraqitur postin e Hajrullahut si në vetën e parë.

Në fakt, Hajrullahu në profilin e tij në Twitter, duke publikuar një foto nga protesta kundër Vuçiqit në Beograd, ka shkruar se “ja paskan dridh themelin Vuçiqit në Beograd sot, po get i ka ardhur fundi”. (këtu)

Lidhur me këtë shtrembërim ka reaguar edhe vet Hajrullahu nëpërmjet një cicërime në Twitter duke kërkuar nga mediat në gjuhën serbe që të mos i shtrembërohen deklaratat e tij. (këtu)


Analiza:

Faktet tregojnë se kryeredaktori i portalit informativ “telegrafi.com” nuk ka deklaruar se e “dridhëm Vuçiqin, i erdhi fundi” dhe se mezi i ka prit protestat opozitare në Beograd, por “ja paskan dridh themelin Vuçiqit në Beograd sot, po get i ka ardhur fundi”.

Mediat në gjuhën serbe kanë shtrembëruar deklaratën e Hajrullahut.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere